Transferimet më të mira në ditën e fundit të afatit kalimtar në Serie A

Fiorentina ishte një prej klubeve më të angazhuara në ditën e fundit të afatit kalimtar në Serie A. Viola e shiti Federico Chiesan te Juventusi, ndërsa solli tre emra të rinj në Artemio Franchi, në mesin e tyre edhe yllin e Napolit, Jose Maria Callejon.
Padyshim që transferimi më i rëndësishëm ishte ai i Zonjës së Vjetër. Bianconerët e morën Chiesan me formatin e huazimit dyvjeçar dhe opsionin e blerjes që në bazë të disa kushteve shndërrohet në obligim blerjeje.
Në ndërkohë, krahas Callejonit, Fiorentina siguroi edhe shërbimet e mbrojtësit të River Plates, Lucas Martinez Quarta.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































