Afati i transferimeve të janarit është mbyllur zyrtarisht tashmë, por ka ende disa lojtarë të çmuar në dispozicion për të nënshkruar në falas në tregun e transferimeve.

Raheem Sterling u bë lojtari më i profilit të lartë që u lirua muajin e kaluar, pasi arriti një marrëveshje të ndërsjellë me Chelsean për të ndërprerë kontratën e tij.


Ka pasur shumë spekulime rreth asaj se ku mund të përfundojë sulmues anësor anglez, teksa Fulham, West Ham dhe Napoli lidhen me nënshkrimin e tij.

Ylli me 82 paraqitje nuk është i vetmi lojtar i Anglisë që mund të transferohet, pasi ish-ylli i Manchester United, Jesse Lingard, u largua nga skuadra koreano-jugore FC Seoul në dhjetor.

Megjithatë, 33-vjeçari mund të mos jetë i disponueshëm për një kohë të gjatë, pasi është lidhur me një kalim në Serie A.

Raportet thonë gjithashtu se ai ka zhvilluar diskutime me klube “të ndryshme” britanike, përfshirë disa në Ligën Premier.

Ish-shoku i skuadrës së Lingard në Kupën e Botës 2018, Dele Alli është ende pa klub që kur u largua nga Como vitin e kaluar.

Ndërsa dita e fundit e afatit u ndez me zëra se Alex Oxlade-Chamberlain mund të fitojë një kontratë nga Arsenali, me të cilët luajti midis viteve 2011 dhe 2017 dhe është stërvitur tash e një kohë me skuadrën U-21.

Dhe i pyetur për mundësinë e nënshkrimit të Oxlade-Chamberlain, Mikel Arteta tha: "Ne shqyrtojmë çdo mundësi".

Chamberlain është ende i disponueshëm së bashku me ish-lojtarë të tjerë yje si James Rodriguez, Divock Origi dhe Serge Aurier.

Ish-legjenda e Spanjës dhe Real Madridit, Sergio Ramos, është gjithashtu i lirë dhe ende nuk është gati të dalë në pension në moshën 39 vjeçare, me periudhën e tij të fundit që vjen te Monterrey në Meksikë.

Mbrojtësi është i zënë duke u përpjekur të blejë klubin ku filloi karriera e tij si futbollist, Sevilla, por ende nuk i ka varur këpucët në gozhdë.

Lojtarë tjerë të lirë në dispozicion përfshijnë ish-mbrojtësin e Chelseat dhe West Ham, Kurt Zouma, si dhe portierin Sergio Romero, i cili dikur ishte në Old Trafford dhe ish-mbrojtësin e majtë të PSG-së, Juan Bernat.

Formacioni me lojtarët e lirë

/Telegrafi/

telegrafi sport app