Transferi i ri i Barcës, Memphis Depay: Jam i gatshëm të jap maksimumin te klubi më i mirë në botë

Memphis Depay ka arritur te Barcelona dhe ka dhënë një deklaratë të shkurtër para se t’u nënshtrohej testeve mjekësore.
27-vjeçari do të nisë stërvitjet që të martën, ndërsa tashmë ua ka prezantuar veten tifozëve katalunas.
“Përshëndetje, jam Memphis, sapo arrita në Barcelonë dhe jam shumë i gëzuar për sfidën e re, një aventurë e re dhe shpresoj t’ju shoh së shpejti në stadium”.
“Ai (trajneri Ronald Koeman) më ka dhënë vetëbesim kur isha i kënduar dhe e ka përcjellë rikuperimin tim”.
“E ka mbështetur transferimin tim këtu, te klubi më i mirë në botë dhe jam i gatshëm të jap maksimumin”, ka deklaruar holandezi, i cili ka luajtur nën urdhrat e trajnerit të Balugranëve dhe te kombëtarja e Holandës.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































