Levski ishte duke avansuar 17 pikë pas pjesës së parë, por humbi ndeshjen dhe tani do të garojë në play off, teksa Prishtina u kualifikua direkt në Final Four të Ligës Ballkanike.

"Së pari ata janë ekip i mirë, me trajner të mirë, por lojtari më i mirë i tyre janë tifozët. Me këtë tifozeri, secili ekip mund të realizojë një rikthim ndaj nesh. Sigurisht se ekipi jonë ishte më i miri, ata s'mund të krahasohen me ne".


"Me tifozët fenomenalë, plus disa gabime katastrofike që kemi bërë, ne i kemi lënë ata që të na mposhtin. Jam i sigurt se ne jemi ekipi më i mirë në kampionat dhe ne do të avansojmë në Final Four pas Play Offit. Sporti është interesant për shkak të këtyre momenteve".

"Në pjesën e dytë ka pasur momente të mira nga Prishtina. Ne është dashur të jemi 25 pikë në epërsi, por ndodhën ca gjëra të pashpjegueshme. Prishtina rrezikoi, por ne ishim i vetmi ekip që arriti të kontrollojë Berishën. Ai është lojtar i madh, ndoshta një nivel shumë më të lartë se kampionati, por ne e ndalëm atë. Kjo është për shkak të përgatitjeve tona".

"Ekipi jonë është më i mirë. është e pamundur të humbasim pas epërsisë prej 17 pikësh, por ndodhi. Nëse ne duhet të jemi të sinqertë pas pjesës së parë është dashur të jemi 25 pikë në epërsi. Kishte presion në ekipin vendas dhe ata reflektuan. Gjëja më e rëndësishme është se Sigal Prishtina meriton të shkojë në Final Four. Unë mendoj se Prishtina dhe Levski janë dy ekipet më të mira në kampionat. Unë respektoj Galil Gilboan, por kjo është e vërtetë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë por ne dhe Prishtina meritojmë të jemi në finalen e madhe", ka thënë Papazov. /Telegrafi/

telegrafi sport app