LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i fitnesit i yjeve të Hollywoodit këshillon si të mbaheni në formë

Trajneri i fitnesit i yjeve të Hollywoodit këshillon si të mbaheni në formë

Ky është çelësi

Të gjithë duam kondicionin dhe forcën, jo vetën në palestër, por edhe të qëndrojmë gjithë ditën, e cila di të jetë mjaft e lodhshme.

Trajneri i fitnesit që ka ndihmuar shumë të famshëm të bëhen dhe të qëndrojnë të fortë, Don Saladino, ndau sekretin.

Ryan Reynolds, Blake Lively, Jake Gyllenhaal, Anne Hathaway dhe Hugh Jackman janë vetëm disa nga personalitetet që ndoqën seancat e tij stërvitore.

Don Saladino konsideron që çelësi është në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e masës muskulore, transmeton Telegrafi.

Stërvitni së paku 20 deri në 30 minuta

Nëse ju pëlqen joga ose dilni për të vrapuar, vazhdoni me çdo kusht. Mirëpo, nëse jeni kureshtar për atë se si të keni muskuj, Saladino thotë që çelësi është në stërvitje të rezistencës.

– Imagjinoni stërvitjen e rezistencës si mburojë për trupin. Është mbrojtje. Nëse sapo keni filluar, ai rekomandon stërvitje për 20 deri në 30 minuta, të paktën dy ditë në javë – këshillon ai për Mind Body Green.

Fokusohuni më pak në përsëritje, më shumë në formë

Jo që Saladino nuk brengoset për përsëritjet, por nëse thjesht punoni nëpërmjet lëvizjeve vetëm që të arrini nga seti në set nga 20 ose 25, mbase mendoni për çdo gjë gabimisht.

– Stërvitja e forcës nuk është e thënë patjetër të jetë e komplikuar. Për shembull, bëni pompa: pulpat duhet të jenë të tendosur si edhe këmbët. Ju duhet të përpiqeni të krijoni tension në trupin tuaj ndërsa lëvizni. Tingëllon shumë më e vështirë sesa të bësh një ushtrim për një grup prej 10, apo jo?

Ju nuk mund të prisni që të hidheni menjëherë në një program trajnimi të avancuar, gjetja e stërvitjes suaj ideale kërkon kohë dhe përkushtim.

– Merrni një qasje minimaliste. Nëse nuk ju pëlqen të stërviteni pas 20 minutash, atëherë sigurohuni që të gjeni një program që zgjat 20 minuta… Gjeni një qasje minimaliste ku mund t’i lejoni vetes të jeni të suksesshëm – këshillon Saladino.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Kalo në kategori