0Shares

Dragan Radovic është njeriu që e ndryshoi fatin e Bashkimit këtë sezon. Pas rikthimit të tij te prizrenasit, skuadra u përmirësua dhe kulmoi me kualifikimin në finale të Ligës Ballkanike.

Ekipi nga Kosova humbi në finale nga Levski Lukoil, mirëpo përkundër kësaj Bashkimi ishte befasia e edicionit të sivjetmë të Ligës Ballkanike.

(Foto: BalkanLeague.net)

“Mendoj se nuk kishim forcë dhe energji të mjaftueshme për të bërë një tjetër befasi. Është vështirë të luash në ndeshje të vështira brenda dy ditësh me një rotacion të shkurtër”.

Bashkimi pëson nga Levski në finale të Ligës Ballkanike Bashkimi pëson nga Levski në finale të Ligës Ballkanike

“Besoj se e kemi dhënë maksimumin dhe nuk mund t’i fajësosh lojtarët për asgjë. I uroj ata për paraqitjen, për luftën që bënë dhe për rezultatin e arritur. Po ashtu, e uroj Levskin për fitimin e titullin”.

“Mund të them se jam i lumtur me atë që ka treguar skuadra në dy muajt e fundit gjatë ndeshjeve dhe gjatë seancave stërvitore”.

(Foto: BalkanLeague.net)

“Shpresoj se do të vazhdojmë të përmirësohemi deri në fund të sezonit në ligën e Kosovës dhe do të përpiqemi ta fitojmë”, ka thënë Radovic, citon faqja zyrtare e Ligës Ballkanike.

Bashkimi tashmë e ka siguruar ‘Play-Offin’ në Superligë dhe në gjysmëfinale do të luajë kundër Rahovecit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)