LAJMI I FUNDIT:

Trajkovski nuk ka kërkuar të falet por nuk tregon nëse do të kërkojë shfuqizim të vendimit

Trajkovski nuk ka kërkuar të falet por nuk tregon nëse do të kërkojë shfuqizim të vendimit

Nuk ka kërkuar të gjendet në listën e të falurve, por nuk përgjigjet nëse do të kërkojë të shfuqizohet vendimi për të dhe pafajësinë ta dëshmojë në procedurë gjyqësore. Kjo ka qenë përgjigja e kryetarit të komunës Gazi Babë, Toni Trajkovski për televizionin Telma, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Cosmos“ është ndërtim i egër, argumentet janë në anën tonë dhe nuk ka dyshim që kemi vepruar në mënyrë të ligjshme, thotë Trajkovski, emri i të cilit u gjind në lëndën „TNT“ së bashku me Nikola Gruevskin dhe Mile Janakieskin dhe katër të punësuar tjerë në komunë.


-As që kam kërkuar e as që kam nevojë të kërkoj, e as që do të kërkoj që me vendim të hiqem nga procedura, respektivisht nga parandalimi i procedurës. Ne, më tepër herë, diku rreth 9 herë në Gjykatën administrative e dëshmuam tërë procedurën. Unë jam i gatshëm nëse ka nevojë edhe më tepër herë ta dëshmojë ligjshmërinë tonë në procedurë gjyqësore, sepse besoj që këto argumente janë dëshmi me të cilët pa asnjë pikë dyshimi dhe në çfarëdo procedure mund ta dëshmojmë ligjshmërinë tonë, ka deklaruar kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Mirëpo, Trajkovski nuk ka sqaruar në çfarë mënyre do ta dëshmojë në gjyq, transparencën e procesit për rrënimin e “Cosmos”, kur që në fillim është liruar nga ndjekja penale, sepse është falur./Telegrafi/