LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Vuçiq po e ngadalëson hetimin për vrasjen e Ivanoviqit, po përgatiten likuidime të tjera

Trajkoviq: Vuçiq po e ngadalëson hetimin për vrasjen e Ivanoviqit, po përgatiten likuidime të tjera

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tash kryetare e Lëvizjes Evropiane të serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviq, ka vlerësuar se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e ngadalëson hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke e shfajësuar Milan Radojçiqin.

Siç raporton “Beta”, Trajkoviq në një intervistë për Radio KIM, ka thënë se publiku dëshiron të dijë të vërtetën se kush e vrau Ivanoviqin dhe se ajo nuk do të heqë dorë nga kjo çështje derisa të dalë në shesh e vërteta


“Është e qartë se ekziston një pengim dhe është e trishtueshme që pengesa ekziston në Beograd, sepse nuk i rekomandojnë Radojiçqit që thjesht të dorëzohet dhe të dëshmojë pafajësinë e tij në një proces. Do t’i sigurohej logjistika e shtetit të Serbisë, në sigurimin e avokatëve dhe të gjitha atyre që thonë se i ka siguruar ‘Zyra për Kosovë e Metohi’ për të ndjerin Oliver Ivanoviq derisa ai kishte një proces gjyqësor, e jo ta mbajnë, kurse të gjithë ne jemi  fajtorë për diçka. Në fakt, unë sinqerisht dua dhe do të jem këmbëngulëse që të përfundimisht të gjendet kush e vrau Oliverin”, tha ajo, transmeton Telegrafi.

Ajo shtoi se modeli i heshtjes së njerëzve ka pasoja të tmerrshme dhe se njëra ndër to është rrezikimi i njerëzve që flasin ndryshe nga autoritetet.

Sipas vlerësimit të saj, kjo është përgatitje për likuidime të tjera.

Rada Trajkoviq, siç përcjell Telegrafi, ka deklaruar se ka ngritur padi kundër presidentit  Aleksandar Vuçiq dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq  për rrezikimin e sigurisë personale, por se nga kjo nuk pret shumë, sepse nuk beson se prokurori, të emëruar nga shteti, do të lejojë që ky proces të zhvillohet normalisht.

“Vlerësoj se ky proces do të ndalet, por le të mbetet si një gjurmë e shkruar. Ky edhe ishte qëllimi im”, tha Trajkoviç.

Ajo shtoi se vrasja Ivanoviqir dhe Dimitrije Janiçijeviqit është arsyeja kryesore pse askush nga përfaqësuesit e opozitës serbe nuk është kandiduar në zgjedhjet për kryetar në katër komunat në veri të Kosovës, të cilat janë mbajtur të dielën.

“Askush më nuk do të kandidojë në ato zgjedhje dhe ta paguajë  me kokë, për shkakun se është rival i Listës Serbe? Këtu është fundi i demokracisë dhe kjo është vërtetë e tmerrshme”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori