LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Vuçiq i frikësohet arrestimit të vrasësve të Oliver Ivanoviqit – përpiqet ta parandalojë me barrikada

Trajkoviq: Vuçiq i frikësohet arrestimit të vrasësve të Oliver Ivanoviqit – përpiqet ta parandalojë me barrikada

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, e emëruar së fundmi këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, thotë se barrikadat aktuale në veri janë keqpërdorim i serbëve nga presidenti serb Vuçiq për të mbrojtur vrasësit e Ivanoviqit dhe strukturat kriminale.

Ajo thotë se Beogradi zyrtar shfrytëzon barrikadat për të mbrojtur Radoiçiqin dhe Veslinoviqin “si masë parandaluese që procesi të mos kalojë kufijtë e Kosovës, apo vijat administrative… Dhe pastaj të vazhdohet me hetime drejt Beogradit. Ajo që dëgjuam, pamë dhe u publikua në SHBA, se Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq u quajtën grup kriminal rajonal, pothuajse të nivelit ndërkombëtar, është diçka që tregon statusin e tyre, siç i përcepton Amerika – mafia më klasike”, thotë Trajkoviq.


Trajkoviq, në një intervistë për “Danas”, duke folur për paralajmërimin e presidentit serb Vuçiq, se do të kërkojë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Ajo thotë se ky nuk është opsion.

“Serbia nuk mund ta zgjidhë këtë çështje me asnjë ushtri, me kërcënime, me asnjë barrikadë, përveç aktivitetit të Ministrit të Punëve të Jashtme, i cili në këtë moment duhet në mënyrë të civilizuar dhe urbane, përmes bisedimeve me EULEX-in, QUINT-in në Kosovë, të insistojë që të zbatohet çkado që do të thotë mbijetesa e serbëve në atë zonë. Në këtë mënyrë, me këtë qasje [të Beogradit zyrtar], vërtet nuk e di se çfarë do të ndodhë me fatin e serbëve, sepse më e mira tani është fakti që shkollat dhe spitalet tona nuk po punojnë, studentët nuk janë në universitet”, tha Trajkoviq, transmeton Telegrafi.

Trajkoviq ka folur për barrikadat në veri të Kosovës, duke thënë se atje “është detyrë pune e qytetarëve serbë që të jenë në barrikada. Qytetarët nuk duan të shkojnë në barrikada [detyrohen]”.

Duke u komentuar deklaratën e presidentit serb se ai nuk ka urdhëruar vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës, Trajkoviq thotë se me këtë Vuçiq dëshiron të thotë se Radoiçiq është shkëputur nga pushteti, sikurse edhe Veselinoviq.

“Në rregull është kjo. Le ta vërtetojë duke i arrestuar. Le të bëjë marrëveshje me forcat e sigurisë së KFOR-it dhe le ta përdorë sistemin e sigurisë për qëllime të dobishme. Që njerëzit që mbajnë maska dhe qëllojnë ta bëjnë këtë, dhe kështu të rivendosin paqen. Kjo është e vetmja mënyrë që ai të na tregojë se distancohet nga njerëz të tillë”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori