LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq publikon pasojat e ndalimit në kufi, thotë se mbeti pa ujë, pa bukë dhe pa ilaçe

Trajkoviq publikon pasojat e ndalimit në kufi, thotë se mbeti pa ujë, pa bukë dhe pa ilaçe

Rada Trajkoviq, këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka treguar pasojat në trupin e saj, të cilat i janë bërë pasi është mbajtur në kufi në kushte jo të mira nga ana e autoriteteve serbe.

Trajkoviq përmes një postimi në Twitter ka treguar se gjatë qëndrimit të saj në kufi, ajo ka qëndruar jashtë 24 orë, në të cilat kanë mbizotëruar temperaturat e ulëta, pa ujë, pa ushqim dhe pa ilaçe.


“Nëse flasim për maltretimin e serbëve në Kosovë, çka mund të bëjmë me serben në Kosovë e cila mbeti në qiellin e hapur në mes të dhjetorit e mbajtur 24 orë pa një gotë ujë, pa ushqim dhe ilaçe? Po mundoheni ta relativizoni torturën. Faktet flasin”, ka shkruar Trajkoviq.

Ndryshe, Rada Trajkoviq është ndaluar javën e kaluar nga policia serbe në pikën kufitare me Kosovën dhe që nga mbrëmja e së premtes nuk i është lejuar të hyjë në Serbi.

Politikania serbe që është kritike ndaj politikës së presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka treguar se të enjten, rrugës nga Serbia për në Kosovë është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare Merdar. Sipas saj, aty është mbajtur për katër orë, pa asnjë arsyetim apo shpjegim.

Ajo po ashtu është ndaluar 24 orë gjatë hyrjes në Serbi, ku pas ndalimit gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndaj e njëjta u transferua me autoambulancë në qytetin serb Prokuple, e cila më pas u lirua për në shtëpi të saj.

Për ndalimin e saj në kufi nga autoritetet serbe, kishte reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se ndalimi i saj në kufi nga regjimi autokratik serb është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve të Kosovës që respektojnë ligjin. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori