LAJMI I FUNDIT:

Trajçevski: E kemi vendosur mënyrën se si do t’i vëzhgojmë mediat për zgjedhje

Trajçevski: E kemi vendosur mënyrën se si do t’i vëzhgojmë mediat për zgjedhje

Anëtari i komisionit ad-hoc për ndjekjen e punëve të mediave para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Zoran Trajçevski ka thënë se ky komision ka vendosur për metodologjinë e punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Metodologjia që u ndërpre përfshinte periudhën prej 80 ditëve para zgjedhjeve, në të cilën periudhë mediet me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor kanë pasur për obligim që të raportojnë në mënyrë të balancuar. Pasi që në ligj nuk u parapanë rregulla për atë se çka nënkupton raportim i balancuar, Agjencia vendosi që ta shfrytëzoje modelin francez, ku jashtë periudhës zgjedhore matet balancimi dhe këtë e shndërruam në metodologji. Me kërkesën e partive politike, gjegjësisht me marrëveshjen e tyre të nënshkruan, kërkuan që të kthehet metodologjia e 5 janarit të këtij viti. Dallimi midis këtyre dy metodologjive është në atë që në këtë metodologji që tani është në fuqi nuk ka kritere të definuara për atë se çka nënkupton raportim i balancuar 80 ditë para zgjedhjeve dhe mënyrës së raportimit nëse ndonjë medium do të raportoje në mënyrë të balancuar ose do të ngel në vullnetin e anëtarëve të ad-hoc komisionit” ka thënë për Radio Evropa e Lirë, anëtari i komisionit ad-hoc për ndjekjen e punëve të mediave para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Zoran Trajçevski./Telegrafi/