LAJMI I FUNDIT:

Trajanovski ka dëshirë të jetë kryetar i përjetshëm i Bashkisë së Shkupit

Trajanovski ka dëshirë të jetë kryetar i përjetshëm i Bashkisë së Shkupit

OBRM-PDUKM edhe zyrtarisht ka mbështetur kandidaturën e Koce Trajanovskit për ”babain” e kryeqytetit.

Koce Trajanovski sot në një konferencë për shtyp me media ka thënë se beson në punën e bërë deri tani dhe se me veprimtarinë e tij si kryetar i Bashkisë së Shkupit e ka të sigurtë fitoren në zgjedhjet e 15 tetorit, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Nga partia që e mbështet Trajanovskin, OBRM-PDUKM, thonë se besojnë në punën e tij dhe se shkojnë në fitore të sigurtë.

Kundërkandidat nga LSDM-ja do të jetë Petre Shilegov, deputet dhe zëdhënës i partisë në pushtetin qendror. /Telegrafi/