Traileri i ri i filmit “Freakier Friday” tregon rikthimin e Lindsay Lohan dhe Jamie Lee Curtis në rolet e tyre ikonike, 22 vjet pas shkëmbimit të trupave në filmin e famshëm të vitit 2003.

Këtë herë, situata është edhe më e komplikuar, me një kaos të katërfishtë që përfshin edhe vajzat adoleshente të familjeve.


Filmi pasardhës ndjek Anna-n (Lindsay Lohan), e cila po përgatitet për martesë, dhe vajzën e saj Harper, të cilat përfshihen në një shkëmbim trupi me vajzat e njerkës së Anna-s, shkruan DailyMail.

99132867 14789677 image a 5 1749285519790

Kjo sjell situata komike dhe dramatike përpara dasmës, ndërsa vajzat përpiqen të ndajnë prindërit e tyre.

Lohan dhe Curtis kanë treguar se ka pasur shumë kënaqësi gjatë xhirimeve, ndërsa filmi sjell një përzierje të humorit dhe komedisë fizike.

99132869 14789677 image a 7 1749285549443

Së bashku me aktorë të rinj dhe rikthimin e grupit muzikor Pink Slip, “Freakier Friday” premton të jetë një vazhdim i suksesshëm.

Në anën tjetër, regjisorja e filmit ka treguar se ka kërkuar pjesëmarrjen e Jodie Foster, protagonistes së versionit të vitit 1976, por ajo e ka refuzuar ofertën. /Telegrafi/