Familja Binakaj në fshatin Devë të Gjakovës humbi dy familjarë në aksidentin në Kroaci, ndërkohë edhe tre anëtarë të tjerë të familjes u lënduan.
Familja Binakaj tashmë ka hapur dyert për ngushëllime për vajzën e djalit që jeton në Gjermani, Erletën dhe gruan e tij, Violetë Zhubi Binakajn, që humbën jetën në aksident.
Xhaxhai i Erletës, Rasim Binakaj, tregon për KP se kjo do të ishte vizita e dytë e mbesës dhe nënës së saj në Kosovë brenda këtij viti, por që fatkeqësisht tashmë po i presin trupat e tyre të pajetë. Ai tregon edhe për mënyrën sesi u informuan për tragjedinë.
“Ne fillimisht jemi njoftuar për aksidentin dje në mëngjes nga vëllai. Vëllain e ka informuar çika e tij që ka qenë në aksident edhe na ka informuar pastaj ai neve. Në mbrëmje na ka informuar vëllai që Erlinda Binakaj, vajza e vëllait dhe Valentina Zhubi Binakaj, gruaja e vëllait kanë ndërruar jetë”, tha ai.
Ai thotë se familjarët e tyre që jetojnë në Gjermani kanë udhëtuar shpeshherë me autobus.
“Kanë qenë edhe njëherë sivjet, tash kanë pasur të vijnë përsëri… Kanë udhëtuar shpesh me autobus, aeroplan, veturë”, tha ai.
Familja Binakaj po pret që tre anëtarët e tjerë të familjes që po udhëtonin në autobusin që u vetaksidentua të vijnë sa më parë në Kosovë. Rasim Binakaj thotë se po presin të njoftohen edhe për ardhjen e trupave të pajetë në Kosovë në mënyrë që të hapin edhe të pamën.
“Ende nuk e dimë, varet prej qeverisë… Ne i kemi hapur dyert për ngushëllime, hala të pamën nuk e kemi hapur. Po presim me e bë të ditur të pamën sa do të jetë kur të vijnë trupat”, tha ai.
Ditën e diel, në një aksident trafiku në Kroaci kanë mbetur të vdekur 10 bashkatdhetarë, të cilët ishin nisur për pushime te familjet e tyre në Kosovë. Shumë nga udhëtarët mbetën të lënduar, teksa trupat e personave të pajetë pritet që të vijnë në vend, transemton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ishte i kërkuar me urdhëresë gjykate, arresohet në Prishtinë dhe dërgohet për vuajtje të dënimit prej një viti
“Familjarët po vdesin me sy hapur”, Deklarata për të zhdukurit mbeti vetëm në letër
Bajrami i reagon ministrit Krasniqi: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule a
"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert