Qytetarët në Tiranë kanë ndezur qirinj te kryeministria në shenjë homazhi për 7-vjeçaren që humbi jetën në Himarë, pasi u godit nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano dhe Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Po ashtu, ata kanë shprehur ngushëllimet për familjen e 7-vjeçares, për të kaluar dhimbjen e thellë që ka tronditur çdo shqiptar.

Reagimi:

Në orën 20:00 qytetarët ndezën qirinj tek Kryministria si Homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e krimit shtetëror në Plazhet e Vdekjes.

Reklama
Goditi fëmijën 5-vjeç për vdekje, përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit Arjan Tase Goditi fëmijën 5-vjeç për vdekje, përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit Arjan Tase

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga një punonjës me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.

Reklama

Hajdeni të kërkojmë dhe tregojmë se kush është përgjegjësi dhe te kërkojmë ne dritën e qirinjve, me një buqete lulesh, me një mesazh ne një cope letër, pak dinjitet për veten, se e pafajshmja u largua…

Vogëlushja që u përplas për vdekje nga skafi jetonte me familjen në Angli, ishin në Shqipëri për pushime Vogëlushja që u përplas për vdekje nga skafi jetonte me familjen në Angli, ishin në Shqipëri për pushime

Të kërkojmë shkarkimin ose…

Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi

Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano

Berisha reagon pas ngjarjes së rëndë në Himarë: Krim i tmerrshëm, siguria në plazhe zero Berisha reagon pas ngjarjes së rëndë në Himarë: Krim i tmerrshëm, siguria në plazhe zero

Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Reklama

Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!