LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Himarë, flet drejtori i Policisë së Shtetit: Tolerancë zero ndaj çdo shkelësi të ligjit

Tragjedia në Himarë, flet drejtori i Policisë së Shtetit: Tolerancë zero ndaj çdo shkelësi të ligjit

Rasti tragjik i cili ndodhi të martën në plazhin Potam të Himarës, ka bërë që policia në Shqipëri të shtojë kontrollet dhe të ndërmarrë aksione për sigurinë në plazhe dhe rrezikun nga motorët e ujit.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano nga plazhi i Dhërmiut, tha se policia është dyfish përgjegjëse për rastin tragjik në Potam, pasi përveçse u shkelën rregullat e lëvizjes së mjeteve lundruesi, shkelësi vetë ishte polic.

“Në radhë të parë, dua të përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen Avdia, e cila humbi vogëlushen në një aksident tragjik, ditën e djeshme. Ne jemi përgjegjës dy herë si Polici e Shtetit, për ketë ngjarje, duke qenë se autori i kësaj ngjarjeje ishte një oficer policie” tha Nano.

Ai tha se autori i ngjarjes së djeshme është arrestuar në flagrancë, në vendin e ngjarjes.

Zbardhet dinamika e tragjedisë në Potam: Akuza ndaj efektivit, vrasje nga pakujdesia
Lexo po ashtu Zbardhet dinamika e tragjedisë në Potam: Akuza ndaj efektivit, vrasje nga pakujdesia

“I kërkoj organeve të drejtësisë për të dhënë një dënim maksimal. Jam shumë i vendosur, siç e shikoni edhe sot, po e drejtoj vetë operacionin në Dhërmi, për shoqërimin, bllokimin dhe verifikimin e të gjitha mjeteve lundruese, dokumentacionin e tyre dhe procedurës që ata ndjekin për të dalë në det. Ashtu siç jam i vendosur për tolerancë zero ndaj çdo shkelësi të ligjit dhe rrezikimit të jetës së pushuesve, jam i vendosur dhe me tolerancë zero të ndëshkoj çdo punonjës policie i cili nuk është i denjë, shpërdoron besimin, abuzon me detyrën dhe ka neglizhencë në kryerjen e detyrës”.

Ai po ashtu tregoi se pas analizës së kryer nga grupi i inspektimit, ka shkarkuar të gjithë zinxhirin komandues të drejtuesve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.

“Na humbi fëmija..”, familja Avdia hap dyert e mortit
Lexo po ashtu “Na humbi fëmija..”, familja Avdia hap dyert e mortit

“Kam shkarkuar të gjithë zinxhirin komandues të drejtuesve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, si persona përgjegjës, me neglizhencën e tyre, në moszbatimin e masave shtesë të urdhëruara po nga unë, disa ditë më parë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe. Ky inspektim do të vazhdojë, analiza do të vazhdojë dhe do të shtrihet edhe më tej”, tha tutje ai.

Ndryshe, mbrëmjen e kaluar, Nano shkarkoi të gjithë zinxhirin komandues të drejtuesve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, si persona përgjegjës, me neglizhencën e tyre, në moszbatimin e masave shtesë të urdhëruara po nga unë, disa ditë më parë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.

Deri në këto momente, në të gjithë vijën bregdetare, nga Ksamili në Velipojë, janë bllokuar rreth 90 mjete lundruese “Jet ski” dhe rreth 40 mjete të tjera lundruese, sipas policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori