LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Çair, Prokuroria vazhdon hetimet

Tragjedia në Çair, Prokuroria vazhdon hetimet

Pesë ditë pas fatkeqësisë në Çair, institucionet pa epilog se kush është përgjegjës për tragjedinë në të cilën humbën jetën 2 vëllezërit Mustafa derisa po bënin hapjen e një kanali për furnizim me ujë.

Inspektorati i Punës nuk zbulon nëse inspektimet e tyre kanë konstatuar diçka në drejtim të asaj se sa janë respektuar rregullativat për siguri gjatë orarit të punës, duke thënë se ende janë në fazën e grumbullimit të të dhënave. Ministrja e Punës Sociale thotë se Ligji për mbrojtje gjatë punës është në procedurë ndryshimi. Thekson se Ligjet ekzistojnë por implementimi i tyre lë shumë për të dëshiruar.


Tragjedi në Çair, dy persona vdesin në vendin e punës (Video)
Lexo po ashtu Tragjedi në Çair, dy persona vdesin në vendin e punës (Video)

“Ne jemi duke analizuar se cilat nene mund të përforcohen, por Ligji jep bazë për siguri të plotë në vendet e punës megjithatë implementimi është ajo që na jep të drejtën që ende të diskutojmë që t’i mbyllim nenet që sa më pak të ketë hapësirë për keqpërdorim, keqinterpretim apo lexim të ndryshëm të neneve të Ligjit”, theksoi Carovska.

Dy të rinjtë njëri 26 dhe tjetri 28 vjeçar ndërruan jetë gjatë gropimit të një kanali për ujësjellës në Çair. Sindikata e ndërtimtarisë rastin e cilësoi si shkelje flagrante të të drejtave të punëtorëve duke u shprehur të bindur se nëse standardet për punë do të ishin plotësuar tragjedia e së shtunës nuk do të kishte ndodhur. Sipas të dhënave të Sindikatave vitin e kaluar në vendet e punës, kryesisht ndërtimtari jetën e kanë humbur rreth 30 persona.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori