LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në Turqi, futbollisti i Kombëtares çeke var veten

Tragjedi në Turqi, futbollisti i Kombëtares çeke var veten

Një lajm i hidhur ka ardhur nga futbolli turk në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.

Frantisek Rajtoral i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e tij në Turqi.

Mesfushori çek është gjetur i varur në shtëpinë e tij, dhe lajmi është konfirmuar edhe nga klubi i tij Gazintepspor.


Ka qenë presidenti i klubit, Ibrahim Kizil që ka dhënë deklaratën e parë për media pas lajmit të hidhur.

“Fatkeqësisht më duhet ta konfirmoj se lajmi është i vërtetë dhe se Rajtoral nuk jeton më”.

“Në ekip u shqetësuam të gjithë pasi ai nuk mori pjesë në stërvitjen e ditës së diel”.

Frantisek Rajtoral sa ishte pjesë e Hannover 96

“Ai ishte pozitiv dhe nuk kishte ndonjë problem. Me të vërtetë nuk e di pse ka ndodhur një gjë e tillë, jam i shokuar si unë ashtu edhe të tjerët në klub”, ka deklaruar presidenti i Gazintepsporit, Ibrahim Kizil.

31-vjeçari ka filluar karrierën në Pribram, për të luajtur edhe tek Banik Ostrava dhe Viktoria Plzen në Çeki.

Ndërkohë ai kishte veshur edhe fanellën e klubit gjerman Hannover 96 për një stinor, ndërsa te Gazintepspor u transferua verën e vitit të kaluar.

Deri më tani arsyet e vdekjes së futbollistit çek nuk janë bërë të ditura.

Kujtojmë që Rajtoral ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të Kombëtares çeke, ndërsa ka luajtur edhe për ekipin e parë nga viti 2012. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori