LAJMI I FUNDIT:

Toyota tregon vetëm një pjesë të modelit Supra (Foto)

Toyota tregon vetëm një pjesë të modelit Supra (Foto)

Geneva Auto Show do të jetë organizimi, ku Toyota prezanton modelin e ri Supra.

Pas muaj të tërë spekulimesh, fotografish të rrjedhura dhe imazheve të shkrepura nga spiunët e veturave të reja, më në fund kompania japoneze ka prezantuar një imazh zyrtar, transmeton Telegrafi.


Në të shihet pjesa e pasme e këtij modeli, që ka një krah me madhësi enorme, duke lënë të kuptohet se do të jetë një makinë sportive shumë e fuqishme.

Madje, disa kanë shkuar edhe më larg, duke thënë se është makinë vetëm për pista garash, ndërsa ilegale të vozitet në rrugë të zakonshme.

Si edhe më parë, Toyota po vazhdon të përcjellë lajme, ka konfirmuar apo hedhur poshtë ndonjë lajm. /Telegrafi/