LAJMI I FUNDIT:

Toyota po kryen një tërheqje sigurie të veturave që përfshin disa njësi të RAV4 Prime

Toyota po kryen një tërheqje sigurie të veturave që përfshin disa njësi të RAV4 Prime

Toyota po kryen një tërheqje sigurie të veturave e që përfshinë disa njësi të modelit të vitit 2021 të veturave RAV4 Prime (PHEV) në SHBA. Në këtë tërheqje janë të përfshira përafërsisht 16,000 vetura.

Njësia e kontrollit të motorit të veturave hibride (HEV-ECU) në veturat elektrike hibride të tipit “plug-in” përmban softuer që mund të bëjë që sistemi hibrid të fiket pas drejtimit të vazhdueshëm në “modalitetin elektrik” në temperatura të ftohta dhe më pas pedali i gazit të jetë me shpejtësi shtypet për të përshpejtuar më tej veturën.


Mbyllja e sistemit me humbje të fuqisë motorike me shpejtësi më të larta mund të rrisë rrezikun e një përplasjeje, transmeton Telegrafi.

Shitësit e autorizuar të Toyota do ta bëjnë përditësim e softuerit HEV-ECU për të gjitha veturat e tërhequra, dhe atë do ta bëjnë pa asnjë kosto për konsumatorët. Pronarët e veturave të përfshira do të njoftohen deri në fillim të prillit 2023.

Informacioni në lidhje me tërheqjet e veturave – duke mos u kufizuar në listën e veturave të përfshira – është aktual që nga data e depozitimit të sotëm dhe mund të ndryshojë më pas. Për të parë nëse automjeti juaj është përfshirë në një tërheqje sigurie, vizitoni “Toyota.com/recall” ose “nhtsa.gov/recalls” dhe futni numrin tuaj të identifikimit të automjetit (VIN) ose informacionin e targës.

Për çdo pyetje shtesë, mbështetja e klientit është gjithashtu e disponueshme duke telefonuar Qendrën e Angazhimit të Markës së Toyota “1-800-331-4331” për veturat Toyota. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

Auto
Volvo

Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën

Auto
Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?

Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Auto
Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës

Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës

Auto
Kalo në kategori