LAJMI I FUNDIT:

Toyota planifikon prodhimin e një SUV-je ultra-luksoze për të rivalizuar Rolls-Royce Cullinan

Toyota planifikon prodhimin e një SUV-je ultra-luksoze për të rivalizuar Rolls-Royce Cullinan

Një SUV i ri super-luksoz – që ndan ADN-në e tij me automjetin e thjeshtë me shtatë vende të familjes Toyota Kluger – thuhet se është në zhvillim e sipër në Japoni.

Reklama

Sipas gazetës së lajmeve të biznesit Nikkei Asia, Toyota planifikon të krijojë një SUV të nivelit të lartë të bazuar në të njëjtën platformë si Kluger – por me një ndryshim të dizajnit dhe të veshur me simbolin Century nga sedani më luksoz i gjigantit të makinave, i cili ka qenë për dekada të tëra si forma e preferuar e transportit midis zyrtarëve qeveritarë dhe drejtuesve të rangut të lartë në Japoni.

Përderisa SUV-ja nuk pritet që të zëvendësojë sedanin Century si modeli kryesor i kompanisë, automjeti luksoz i lartë është gati të “vjedhë” një pjesë të tregut të modeleve si Rolls-Royce Cullinan dhe Bentley Bentayga, sipas atyre që janë të njohur me planet e cituara nga raporti, shkruan Drive, transmeton Telegrafi.

Raporti i pakonfirmuar pretendon se çmimi i Century SUV do të jetë sa gjysma e kostos të sedanit, duke e pozicionuar këtë veturë në një pikë çmimi më të afërt me Mercedes-Benz GLE, BMW X5 dhe Audi Q7.

Që nga futja e saj në prodhim në vitin 1967, Toyota Century ka qenë një veturë luksoze e dizajnuar për kryesisht për tregun japonez, dhe e fuqizuar nga motorë V8 dhe V12.

Ky raport pretendon se Century SUV planifikohet që të lansohet në gjysmën e dytë të 2023-shit, dhe do të përdoret që ta “përmirësojë imazhin e Toyotas”. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Turqia prezantoi një makinë fluturuese - ja si duket ajo, bëhen të ditura specifikat e saj

Turqia prezantoi një makinë fluturuese - ja si duket ajo, bëhen të ditura specifikat e saj

Auto
Ky Beetle me vetëm 3.2 kilometra u shit për 57 mijë euro

Ky Beetle me vetëm 3.2 kilometra u shit për 57 mijë euro

Auto
Varianti i ri i F-150 Lightning

Varianti i ri i F-150 Lightning "Flash" vjen me një rreze 514 kilometra, vjen gjithashtu i pajisur me pompë nxehtësie për të ruajtur baterinë gjatë dimrit

Auto
Mercedes-AMG prezanton GLC Coupe të re: Dizajn elegant me performancë të lartë

Mercedes-AMG prezanton GLC Coupe të re: Dizajn elegant me performancë të lartë

EVs
Falë kërkesës në tregun japonez, shitjet globale të Toyota-s rriten me 9 për qind

Falë kërkesës në tregun japonez, shitjet globale të Toyota-s rriten me 9 për qind

Auto
Pamjet e fundit të shpërndara në internet na tregojnë brendësinë e kamionçinës Cybertruck

Pamjet e fundit të shpërndara në internet na tregojnë brendësinë e kamionçinës Cybertruck

Auto
Kalo në kategori