Toyota Land Cruiser i ri shumë i kërkuar, seria e parë prej 1 mijë njësish shitet në Gjermani për gjysme ore
Toyota Land Cruiser i vitit 2024 është dëshmuar tashmë si një sukses në Evropë, pasi u deshën vetëm 30 minuta që seria e parë prej 1000 njësive të shitej në Gjermani.
Blerësve të interesuar gjermanë iu dha një vështrim i parë i gjeneratës së re Land Cruiser në shtator, transmeton Telegrafi.
Katalogu i porosive u hap në orën 8 të mëngjesit të 21 dhjetorit, vetëm për t’u mbyllur 30 minuta më vonë, pasi grupi fillestar ishte rezervuar tashmë. Klientët e rinj tani duhet të aplikojnë në listën e pritjes.
Tre versione të modelit të ri janë në dispozicion në Gjermani: Executive, Tec dhe First Edition.
Kompania nuk specifikoi se sa automjete të secilit version do të jenë në serinë fillestare prej 1000 veturash, por më parë konfirmoi se në të gjithë Evropën Land Cruiser First Edition do të kufizohet në 3000 njësi.
Dorëzimi për klientët gjermanë nuk do të fillojë deri në tremujorin e tretë të 2024.
Land Cruiser i ri në Evropë është i disponueshëm me një njësi turbo-dizel me 2.8 litra.
Motori prodhon një maksimum prej 204 kuaj-fuqi (150 kW) dhe shoqërohet me ndërrues të ri automatik me tetë shpejtësi “Direct Shift”, duke i dhënë atij fuqinë për të tërhequr një ngarkesë deri në 3,500 kilogramë.
Në fillim të vitit 2025, një veturë elektrizuar do të jetë e disponueshme që kombinon një motor të fuqishëm dhe efikas dizel me teknologjinë hibride “të lehtë” prej 48 volt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë – gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij
Tesla e paditi Teslën
Kjo veturë BMW 323i E30 e vitit 1985 është në shitje për 120,000 euro – dhe ka disa arsye për këtë!
Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'