LAJMI I FUNDIT:

Toyota ka shpërndarë një video të kryetarit të saj – duke u “rrotulluar” bashkë me veturën GR Yaris

Toyota ka shpërndarë një video të kryetarit të saj – duke u “rrotulluar” bashkë me veturën GR Yaris

Akio Toyoda nuk është vetëm kryetar i bordit të drejtorëve të Toyota-s.

Ai njihet gjithashtu si një entuziast i makinave të garave, shpesh duke garuar me pseudonimin Morizo.

Por dhjetorin e kaluar, ndërsa provonte një version rally të GR Yaris në qarkun Shimoyama në Japoni, Akio Toyoda pati një aksident, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Një makinë e pilotuar nga Toyoda dhe bashkë-shofer Norihiko Katsuta, nëntë herë kampion japonez në garë, u përmbys pasi u përplas me një argjinaturë.

Fatmirësisht, as Toyoda dhe as Katsuta nuk u lënduan në incident.

Pavarësisht se makina u rrokullis dhe përfundoi me rrotat përmbys, anëtarët e ekuipazhit dolën nga makina të palënduar.

Dhe kompania publikoi së fundmi pamjet e kamerës në bord të incidentit. /Telegrafi/