LAJMI I FUNDIT:

Toyota dhe ExxonMobil bashkëpunojnë në zhvillimin e eko-karburanteve

Toyota dhe ExxonMobil bashkëpunojnë në zhvillimin e eko-karburanteve

Toyota, gjiganti japonez i veturave – prodhuesi më i madh në botë sa i përket volumit – ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me gjigantin e naftës ExxonMobil për zhvillimin e një gjenerate të re të karburanteve me emetime më të vogla të karbonit.

Toyota thotë se karburantet e reja nga Exxon e kanë “potencialin” për reduktimin e emetimeve nga veturat për 75 për qind në dallim me karburantet konvencionale të cilat përdoren sot në transportin rrugor.


Politikëbërësit nga e gjithë bota kanë propozuar rregulla të reja të cilat u kërkojnë kompanive të veturave që të reduktojnë emetimet e gazit – por standardet e karburantit janë injoruar kryesisht në përpjekjet për ajër më të pastër, shkruan Drive, transmeton Telegrafi.

Përderisa Toyota po zhvillon vetura hibride, hibride “plug-in”, elektrike, me karburant hidrogjen dhe me qeliza karburanti me hidrogjen, prodhuesi i veturave argumenton se duhet të ketë zgjidhje të shumta për të reduktuar gjurmët e karbonit në mjetet e transportit.

Toyota thotë se karburanti me karbon të ulët do të ishte i pajtueshëm me automjetet e vjetra – dhe infrastrukturën aktuale – duke ofruar një mënyrë për të reduktuar emetimet për shoferët që nuk janë në gjendje të kalojnë në vetura elektrike në të ardhmen e parashikueshme.

Përveç fuqizimit të veturave të vjetra, përdorimi i karburanteve me karbon të ulët në lidhje me motorët hibridë ka potencialin për të ulur sasinë e CO2 që emetohet nga marmitat.

Përderisa Bashkimi Evropian synon një reduktim 100 për qind të emetimeve të gazrave të gazit deri në vitin 2035 – ajo nuk është gjë tjetër përveçse detyrim për një kalim te veturat elektrike – këtë javë qeveria e SHBA-së paraqiti një propozim që kërkon një reduktim prej 56 për qind të emetimeve nga veturat e reja deri në vitin 2032. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Audi RS3 arrin shpejtësinë e RS7 me vetëm një ndryshim të thjeshtë

Auto
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë

Auto
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi

Auto
Po, edhe kjo është Škoda

Po, edhe kjo është Škoda

Auto
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave

Auto
Kalo në kategori