LAJMI I FUNDIT:

Toyota Corolla mund të lëvizë me shpejtësi edhe në terrene të vështira (Video)

Toyota Corolla mund të lëvizë me shpejtësi edhe në terrene të vështira (Video)

Makina ka treguar fuqi, nëpër hapësirën malore të mbuluar me borë

Në vitet e 90-ta, Toyota Celitas dominonte në pistat e garave, sikurse Yaris në ditët e sotme, mirëpo Corolla nuk është një model që do bënte gara apo të lëvizte me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Kjo makinë është shitur në masë të madhe, te blerësit që donin një veturë ekonomike që të kryejnë obligimet e përditshme dhe të mos kenë asnjë ngecje.


Ishte pikërisht kjo makinë që një shkollë për vozitje, e modifikoi lehtë dhe e dërgoi në shtigjet malore, që ta shikojë nëse mund të lëvizë sikur makinë garash.

Shkathtësia dhe kapaciteti i duhur, mundësuan që Toyota Corolla të kaloi të gjitha hapësirat dhe të përfundoi me rezultat shumë të mirë. /Telegrafi/