LAJMI I FUNDIT:

Toyota CH-R do të fuqizohet dhe të pësojë përditësime të shumta

Toyota CH-R do të fuqizohet dhe të pësojë përditësime të shumta

Niveli i fuqisë së CH-R, do të jetë i ngjashëm me atë të Yaris

Lansimi i GR Yaris, është mirëpritur në masë të madhe, andaj nga Toyota është pritur të ketë edhe modele tjera të ngjashme me të, transmeton Telegrafi.

AutoExpress ka mësuar nga burime të sigurta, se Toyota do ta sjellë modelin CH-R, që do të ketë përditësime të shumta, duke filluar nga platforma TNGA.


Sikurse GR Yaris, brendia modelit CH-R do të fuqizohet me motorin që ka 268 kuaj fuqi, duke i mundësuar të arrijë shpejtësi shumë më të lartë.

Deri më tani, në CH-R ishte motori me 2.0 litra që prodhonte 144 kuaj fuqi, ndërsa nuk arrinte shpejtësinë e dëshirueshme.

Bashkë me këto përditësime, në Toyota CH-R, pritet të ketë edhe mbrojtëse të reja shumë më të gjëra, frena dhe rrota të reja shumë më të lehta.

Këto ndryshime që do të pësojë ky model, e bëjnë të aftë të garojë me Volkswagen T-Roc R, BMW X2, Mercedes-AMG GLA 35 si dhe Hyundai Kona N. /Telegrafi/