Tovërlani: Nuk e kam fyer Bylbyl Sokolin

Strategu kosovar insiston se deklarata e tij ishte keqkuptuar, ngase nuk e ka quajtur ‘Orl’ Bylbyl Sokolin. Prandaj, Tovërlani thotë se Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në asnjë mënyrë nuk mund ta ndëshkojë, raporton Tribuna.
“Unë nuk e kam fyer askënd. Deklarata ime është e incizuar, merreni dhe dëgjojeni me kujdes. Ju garantoj se nuk kam fyer, andaj nuk ekziston asnjë bazë mbi të cilën mund të ndëshkohem”, tha Tovërlani, i cili po vazhdon të shkëlqejë me Prishtinën e tij. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/08/2013



















































