Tottenham Hotspur dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Qytetarët janë mysafir të Spurs në takimin e vlefshëm për javën e nëntë të Ligës Premier, takim që zhvillohet në Tottenham Hotspur Stadium nga ora 18:30.


Ekipi i Pep Guardiolas vjen në këtë ndeshje me një formë të luhatshme dhe synon fitore të madhe në këtë udhëtim.

Në anën tjetër, vendasit e Jose Mourinhos janë në formë të lartë në këtë fillim sezoni dhe duan të vazhdojnë serinë pa humbje.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet thuajse më të mirat e mundshme, por duke pasur reparte të balancuara.

Tottenham: Lloris (C), Aurier, Alderweireld, Dier, Reguilon, Hojbjerg, Sissoko, Ndombele, Bergwijn, Son, Kane.Man City: Ederson, Walker, Dias, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne (C), Mahrez, Bernardo, Torres, Jesus/Telegrafi/

telegrafi sport app