LAJMI I FUNDIT:

Totaj: Të votohet propozimi i pakos së rimëkëmbjes në vlerë 320 milionë euro

Totaj: Të votohet propozimi i pakos së rimëkëmbjes në vlerë 320 milionë euro

PDK po bën thirrje edhe një herë që të votohet pako e rimëkëmbjes, e propozuar nga kjo parti në vlerë prej 320 milionë eurove. Në të kundërtën sipas tyre, shumë biznese rrezikohen të mbyllen.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj konsideron se qeveria në detyrë ende nuk i ka dhënë ekonomisë ndihmën e merituar.


“Qeveria e shkarkuar e Kurtit, me vonesën, papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e saj, e ka lënë ekonominë të rrezikuar prej kolapsit dhe dhjetëra mijëra punëtorë të sektorit privat në kushtet e mbijetesës. Kjo qeveri në ikje është treguar shumë neglizhuese me pandeminë duke mos parashikuar fonde për të luftuar koronavirusin në buxhetin e vitit, i cili u miratua në një seancë klandestine në datën 14 mars, pra pasi pandemisë në Kosovë. Madje, kujtojmë se ministrja Rozeta Hajdari deklaronte me krenari të madhe indiferencën ndaj emergjencës së pandemisë, duke thënë se qeveria nuk duhej të bënte asgjë për të shpëtuar ekonominë sepse sipas saj “nuk e kemi sjellë ne koronavirusin”, tha ai.

Sipas Totajt, Partia Demokratike e Kosovës ka qenë partia e parë që ka propozuar një pako emergjente prej rreth 320 milionë eurosh, për të ardhur në ndihmë të bizneseve private si dhe të qindra mijëra punëtorëve të kompanive private që po detyroheshin të mbylleshin si pasojë e pandemisë.

“Madje në mënyrë konstruktive si rrallëherë ka ndodhur me partitë opozitare të Kosovës, i ofruam qeverisë së shkarkuar, edhe votat tona për të bërë një seancë të jashtëzakonshme, ku të bënim ndryshim- plotësimin e buxhetit të këtij viti, për të mundësuar përfshirjen e kësaj pakoje emergjente. Qeveria e shkarkuar e ka refuzuar këtë ftesë tonën për të miratuar të gjithë së bashku në mënyrë ligjore një paketë të plotë gjithë përfshirëse për të shpëtuar ekonominë nga kolapsi dhe për të siguruar 300 euro në muaj të ardhura për punëtorët e sektorit privat”, tha Totaj.

Ndër të tjera ai theksoi se qeveria në detyrë ka marrë një vendim të paligjshëm në nivel ministri në pakon emergjente prej 180 milionë eurove.

“Madje ka marrë një veprim të paligjshëm në nivel ministrie për një paketë të mangët prej 180 milionë milionëve, nëpërmjet të cilit është premtuar se punëtorët e sektorit privat do të merrnin rrogën minimale prej 170 euro. Kujtojmë këtu se bëhet fjalë për dhjetëra-mijëra punëtorë të cilët nuk duhet të trajtohen me lëmoshë, por duhet të marrin një rrogë dinjitoze sa mesatarja e pagesave që bëhen në sektorin privat, pra të paktën 300 euro. Jo vetëm që ata kanë nevojë për më shumë 170 euro për të mbuluar shpenzimet e tyre bazike por edhe për të stimuluar konsumin në ekonomi”, ka deklaruar Totaj.

Sipas tij, fondet e parashikuara nga qeveria në ikje janë të pamjaftueshme për të garantuar mbijetesën e bizneseve private dhe për të mundësuar rimëkëmbjen e ekonomisë sonë pas pandemisë.

Ai edhe një herë ka bërë thirrje që të votohet pako e rimëkëmbjes e propozuar nga PDK në vlerë prej 320 milionë eurove. Në të kundërtën, Totaj tha se mijëra biznese gjenden para falimentimit pasi nuk kanë mjaftueshëm para për të paguar qiratë, kreditë apo shpenzimet e tjera bazike operative.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori