LAJMI I FUNDIT:

Tortë e shijshme pa e pjekur: 4 x 4 shtresa kremrash!

Tortë e shijshme pa e pjekur: 4 x 4 shtresa kremrash!

Doni të befasoni dikë në raste ditëlindjeje apo festash, kjo recetë është e duhura

Përbërësit:

– rreth 800 g biskota (ju nevojiten rreth 16 copë për një radhë, do t’ju duhen 4 radhë),
– 300 g çokollatë për zierje,
– 6 lugë vaj.

Për fillin e parë:

– 1 l lëng portokalli,
– 3 pudingë me shije vaniljeje,
– 3 lugë sheqer,
– 200 g margarinë,
– 100 g sheqer pluhur.

Për fillin e dytë:

– 300 g dredhëza (bën edhe mjedra, manaferra, çkado që dëshironi),
– 400 ml ujë,
– 2 pudingë me shije dredhëze,
– 8 lugë sheqer,
– 50 g margarinë.

Përgatitja:

Tundeni pudingun dhe sheqerin me 200 ml lëng, ndërkaq pjesën e mbetur lëreni të vlojë. Pudingun e zier kur të vlojë përzieni derisa të dendësohet. Hiqeni nga zjarri, mbulojeni me folie dhe lëreni të ftohet.

Dredhëzave shtoni 5 lugë sheqer dhe 200 ml ujë. Lërini të vlojnë, kullojeni me kulluese për pure dhe lëreni të vlojë edhe disa minuta në zjarr të fuqishëm duke e përzier herë pas here.

Gjatë kësaj kohe përzieni pudingun me sheqerin e mbetur dhe 200 ml ujë, dhe zieni në qullin e dredhëzave. Kur të dendësohet shtoni 50 g margarinë, përzieni derisa të shkrihet dhe hiqeni nga zjarri.

Derisa jeni duke pritur të ftohen fillet, shkrini çokollatën në vaj, përzieni, duhet të jetë e hollë, që lehtë të lyhet me biskotat dhe që të ketë për të katër radhët. Nëse ju bëhet e dendur, sërish ngroheni pak.

Radhisni radhën e parë prej 16 biskotave në formën e cila ju përshtatet, lyeni me çokollatë dhe lini të forcohet.

Tundni 200 g margarinë të shkumëzuar me sheqer pluhur dhe shtoni pudingun e ftohtë dhe që të gjitha tundni. Pasi që qulli i dredhëzave të forcohet, tundni me mikser që pak të zbutet.

Në biskota qitni fillin e vaniljes, pastaj nga perimet dhe sërish radhisni sipër biskota dhe lyeni me çokollatë. Përsëriteni këtë procedurë derisa të shpenzoni edhe radhën e fundit të biskotave, biskotat sërish lyeni me çokollatë.

Sipas dëshirës zbukuroni me krem. Lini të qëndrojnë gjithë natën, që biskotat të zbuten në mënyrë që torta të mund të pritet.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.