LAJMI I FUNDIT:

Topalli për procesin gjyqësor ndaj Berishës: Betejë politike, do ia dalim!

Topalli për procesin gjyqësor ndaj Berishës: Betejë politike, do ia dalim!

“Betejë politike”, kështu e ka cilësuar procesin gjyqësor të nisur ndaj kryedemokratit Sali Berisha, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Në një deklaratë për mediat, Topalli theksoi se kundërshtarët politikë po përpiqen “t’i asgjësojnë kryetarin opozitës”.


“Merrni historinë e pluralizmit të këtyre 3 dekadave në Shqipëri, krahasojini me vendet e tjera dhe do gjeni një vështirësi aq të madhe kur Partia Demokratike është në opozitë. Atë ose tentojnë ta blejnë, ta përçajnë ose tentojnë t’ja asgjësojnë kryetarin, që është vetë qenia e saj. Domethënë gjëja është e komplikuar, nuk është e thjeshtë. Kjo forcë politike ka gjet gjithmonë kurajon për t’i qëndruar besimeve të saj.”

Ajo mohoi të ketë ndonjë ‘stepje’ në radhët e demokratëve sa i takon përfshirjes në këtë çështje duke shtuar se edhe këtë herë “Partia Demokratike do ia dalë.”

“Ju historinë e PD, meqë jeni të rinj e të reja e dini nga Lulzim Basha, e vërteta është që kur Basha deshi ta përjashtojë zotin  Berisha, ditën e parë kanë qenë dy deputetë që i kanë dal në krah. Pastaj tjerët erdhën me vonë. Politika vepron me instiktin më primitiv të mbijetesës që është frika dhe sulmon atë që është më i fortë për t’ju thënë të tjerëve: hesht mbylle gojën, se të vjen radha ty! Kjo parti ja ka dalë në ’90, ’97, në 2000-in, 2021-in, unë nuk besoj se nuk ia del dhe sot. Thelbi është që kjo është luftë kundër kryetarit të opozitës, të vetmin të cilin nuk e kanë blerë. Kjo edhe nje betejë politike përmes proceseve politike dhe veprimet e ’45-ës. Kjo është betejë politike! E vështirë, por shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Topalli.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori