Top-shënuesit më të mirë të secilës nga 20 skuadrat që luajnë aktualisht në Ligën Premier (Foto)

Prej se është themeluar Liga Premier në vitin 1992, ky kampionat ka prodhuar spektakël.
E gjithë kjo pasi në këtë kampionat ka pasur gjithmonë sulmues shumë të spikatur.
Shënuesi më i mirë është Wayne Rooney që ka shënuar 180 gola për Unitedin. Ai është ende pjesë e skuadrës.
Ai përcillet nga Thierry Henry me 175 gola që është shënuesi më i mirë i Arsenalit.
I treti është Frank Lampard i Chelseat me 147 gola, duke shënuar edhe më shumë se Didier Drogba, transmeton Telegrafi.
Te Liverpooli nuk është asnjë nga Steven Gerrard, Luis Suarez, Fernando Torres e Micheal Owen, pasi më së shumti gola për këtë fanellë ka shënuar Robbie Fowler.
Shumë skuadra kanë shënues të varfër që nuk e kalojnë numrin e 50 golave. /Telegrafi/
Shënuesit Wayne Rooney (Manchester United). 180 gola.







































































