Me siguri se i xhelozoni ata njerëz të cilët e kalojnë sezonin e dimrit pa u sëmurë fare.
Ndonëse njerëzit janë me grip gjithandej, ka disa persona që asnjëherë nuk sëmuren, transmeton Telegrafi.
Por, nuk keni arsye të xhelozoni sepse mund të bëheni si këta njerëz që asnjëherë nuk sëmuren thjesht duke i ndryshuar disa shprehi të këqija dhe duke i shndërruar në shprehi të mira.
1. Orari i rregullt i gjumit
Hulumtimet tregojnë se nëse flini më pak se shtatë orë në ditë, ju jeni më të prirë të ftoheni e të sëmureni.
Arsyeja prapa kësaj është se kur flini, trupi e riparon vetveten.
Nëse nuk flini mirë gjatë natës, trupi bëhet më i prirë të sëmuret nga thuajse çdo infeksion.
Koha e natës është periudha kur trupi e rregullon hormonin e stresit.
Nëse e keni një orar të rregullt të gjumit, të cilin e ndiqni edhe gjatë vikendeve, atëherë trupi e ka shumë më të lehtë të ballafaqohet me stresin dhe t’i luftojë infeksionet.
2. Ushqimi i shëndetshëm
Ushqimet e pashëndetshme kanë shije të mirë dhe krijojnë varësi.
Sidoqoftë, ato nuk i bëjnë mirë trupit, ndryshe nga pemët dhe perimet.
Prandaj, është përgjegjësi e juaja që të filloni të ushqeheni shëndetshëm, duke i përfshirë këto produkte në dietën tuaj:
• Patatet e ëmbla
• Pemët citrike
• Bajamet
• Rrushin
Edhe konsumimi i verës së kuqe është mënyrë e mirë për të qëndruar të shëndetshëm.
Kur ushqeheni mirë, ju e ndihmoni trupin t’i luftojë mikrobet dhe bakteret që shkaktojnë infeksionet, gripa, ftohje, etj.
3. Pastroni duart
Nuk keni nevojë t’i pastroni duart çdo disa minuta për t’i mbajtur larg mikrobet.
Ka disa periudha të caktuara kur pastrimi i duarve është tejet i domosdoshëm, si p.sh.:
– Para dhe pasi ta përgatitni ushqimin
– Para se të hani
– Pasi ta keni përdor tualetin
– Pasi të kolliteni apo teshtini
Pastroni duart me sapun dhe ujë për 20 sekonda në mënyrë që ta zvogëloni rrezikun e zhvillimit të ftohjes dhe gripit deri në 50%.
4. Qëndroni të lumtur
Një prej mënyrave më të mira për të qëndruar të lumtur është duke qenë me njerëz tjerë.
Pavarësisht se a janë miqtë apo familjarët, ju duhet të shoqëroheni me njerëz.
Lirojeni stresin duke shpenzuar kohë me miqtë dhe duke qeshur me njerëz.
Një përqafim i thjeshtë nga personi që e dashuroni mund t’jua largojë rëndimin në gjoks i cili faktikisht mund t’jua dobësojë sistemin e imunitetit.
Shëndeti është pasuri. Prandaj, aplikoni shprehitë e lartcekura në mënyrë që të bëni një jetë pa stres. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre