LAJMI I FUNDIT:

“Top Reklama”, pjesë e Odës së Afarizmit të Kosovës

“Top Reklama”, pjesë e Odës së Afarizmit të Kosovës

Drejtor ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Ismet Mulaj së bashku me sekretarin e kësaj ode, Diamant Elshani dhe përfaqësues të tjerë OAK-ut kanë zhvilluar një vizitë pune në qytetin e Pejës.

Ata kanë vizituar biznesin “Top Reklama”, ku u pritën nga drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie Petrit Shala. “Oda e Afarizmit çdo ditë e më e fuqishme me bashkimin e larmishëm të bizneseve po i japin frymë dhe kreativitet jetës biznesore.

‘Top Reklama’ është themeluar në vitin 2006, nga shoqëria kryesuese ‘Dukagjini Group’, duke sjellë standarde të reja dhe lidership në industrinë tonë, gjithmonë duke ofruar trende dhe mundësi të reja në treg. Ky biznes aktivitetet kryesore të saj ka shtypin digjital, reklamat 3 Dimensionale, reklamat ndriçuese, sistemet e display-it me mënyrën më të mirë të përdorimit të teknologjisë së fundit”, është theksuar në njoftimin e Odës së Afarizmit të Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, kualiteti, profesionalizmi dhe çmimet konkurruese janë çelësi i suksesit të kompanisë “Top Reklama”, duke mundësuar kështu krijimin e kushteve që çdo biznes qoftë i madh, i mesëm apo i vogël të përfitojë nga këto shërbime me kualitet të lartë duke përdorur teknologjinë e kohës së fundit.