Viti 2021 ka qenë një vit shumë i mbarë për shumë nga futbollistët me prejardhje shqiptare.

Nëse duhet të përmendet një emër që ka shkëlqyer më së shumti në vitin që sapo kemi lënë pas, padyshim që është ai i Amir Rrahmanit.


Kapiteni i Kosovës përkundër vështirësive në fillim te Napoli, ka pasur një vit për tu mbajtur në mend.

Rrahmani ka luajtur në 39 ndeshje për Napolin, duke zënë vend në formacionin bazë dhe duke e rritur edhe vlerën e tij në 22 milionë euro gjatë vitit 2021.

FB7E4MdWYAMp P8

Sot, prishtinasi është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A dhe është në garë për titullin e kampionit me Napolin.

Shpërthim gjatë vitit 2021 ka pasur edhe Armando Broja, pasi fillimisht shkëlqeu në Eredivisie me Vittesen para se të rikthehet te Chelsea duke luajtur edhe në ndeshjet parasezonale.

Armando Broja 3

Chelsea vendosi ta huazoj shqiptarin te Southampton, ku doli lëvizje e qëlluar pasi Broja ka shkëlqyer me fanellën bardhekuqe duke shënuar katër gola në Ligën Premier.

Fantastik gjatë vitit 2021 dhe shpërthimi erdhi edhe për Kastriot Imerin. Mesfushori i talentuar nga Ferizaj shkëlqeu me Servetten në Superligën e Zvicrës, duke shënuar rregullisht gola e duke asistuar. Falë formës shumë të mirë, Imeri ka marrë ftesë dhe ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Zvicrës.

Kastriot Imeri 1

Formë të mirë në Itali ka shfaqur edhe Nedim Bajrami me Empolin. Fillimisht fantazisti shqiptar ndihmoi skuadrën e tij të rikthehet në Serie A, pastaj vazhdoi shkëlqimin edhe në elitën e futbollit italian ku shihet si lojtari kryesor i Empolit.

Zymer Bytyqi ka shpërthyer me tu transferuar në janar të vitit 2021 në Konya. Sulmuesi i Kosovës ka qenë lojtari kryesor i Konyas, duke bërë rreth 10 asistime e duke shënuar pesë gola gjatë vitit 2021.

Zymer Bytyqi 9

I pandalshëm gjatë këtij viti ka qenë edhe Astrit Selmani me Hammarbyn e tij në elitën e futbollit suedez. Selmani brenda vitin 2021 ishte i jashtëzakonshëm ku në 39 ndeshje ka shënuar 15 gola e ka asistuar në 12 të tjerë duke qenë njëri nga yjet më të mëdha në futbollin suedez.

Përveç golave e asistimeve, Selmani fitoi edhe Kupën e Suedisë me Hammarbyn.

GetPaidStock.com 6186c04ab2d4e

Fantastik gjatë këtij viti ka qenë edhe Myrto Uzuni me Ferencvarosin e tij. Sulmuesi shqiptar ishte lojtari kryesor i gjigantit hungarez duke shënuar vazhdimisht si në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe në kampionat. Vlen të theksohet se Uzuni ka fituar edhe çmimin si lojtari i vitit në Hungari.

Formë shumë të mirë ka treguar edhe Mërgim Berisha, me dy klube. Fillimisht sulmuesi shtatlartë shkëlqeu në Austri dhe Evropë me Salzburgun, pastaj vazhdoi me paraqitje të mira edhe në Turqi me fanellën e Fenerbahces.

GetPaidStock.com 613b53e506e74

E vitin 2021 do ta mbajë në mend gjatë edhe Elbasan Rashani që shpërtheu në Ligue 1. Në pjesën e parë të këtij viti, Rashani luajti në Turqi me Erzurumin, ku shënoi tre gola e bëri po aq asistime.

Ndërkohë nga korriku reprezentuesi kosovar iu bashkua Clermontit në Ligue 1 të Francës ku shënoi katër gola e bëri dy asistime me këtë skuadër.

Më poshtë janë disa nga lojtarët e shumtë shqiptarë që shpërthyen gjatë vitit 2021: Amir Rrahmani

Amir Rrahmani

Kastriot Imeri

Kastriot Imeri 3 e1638695834788

Leart Paqarada

GetPaidStock.com 617bf0175cd2b

Nedim Bajrami

GetPaidStock.com 61ae643657f34

Elbasan Rashani

GetPaidStock.com 613b53ac9fdef

Zymer Bytyqi

ab4c2db8 407c 434d 8cde 8ad4ddb459ad

Armando Broja

https   saintsmarching.com wp content uploads getty images 2017 07 1351577899

Arijanet Muric

Myrto Uzuni

0c92a001 c379 42b2 a444 bae444a09ff5

myrto uzuni

Mërgim Berisha

Mergim berisha

Astrit Selmani

GetPaidStock.com 6186c11071f44

Betim Fazliji

5fa18904f158c

Blendi Idrizi

GetPaidStock.com 61cf3eae57acb

Mirlind Kryeziu

Mirlind Kryeziu

Endri Çekiçi

cekici

/Telegrafi/

telegrafi sport app