LAJMI I FUNDIT:

Top dhjetëshja e deputetëve të Kuvendit që u kompensuan më së shumti për udhëtime nga viti 2011

Top dhjetëshja e deputetëve të Kuvendit që u kompensuan më së shumti për udhëtime nga viti 2011

Kuvendi i Kosovës sot ka bërë publike shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për periudhën 2011-2021.

Kuvendi sqaron se kompensimi i shpenzimeve është bërë duke u bazuar në ligjet ekzistuese.


Rregullorja thotë se deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione.

RTV Dukagjini ka analizuar të dhënat duke nxjerrë top 10 deputetëve që janë kompensuar më së shumti për udhëtime.

Listës i prin deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili është kompensuar me 21,480 euro për udhëtimet që ka bërë nga Deçani gjatë pesë legjislaturave të Kuvendit (2010, 2014, 2017, 2019, 2021).

Ish-deputeti i PDK-së Nait Hasani, i cili ka qenë deputetë në disa legjislatura renditet i dyti në listën e shpenzimeve me 14,550 euro. Hasani është kompensuar për udhëtimin nga Prizreni, përcjell Telegrafi.

E treta në listë sa i përket shpenzimeve për udhëtim është deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj me 1,430 euro. Edhe Kadrijaj është kompensuar për shpenzimet nga Deçani në Prishtinë.

Top 5-shen e deputetëve që janë kompensuar më së shumti e plotësojnë Albert Kinolli (1,317 euro) dhe Time Kadrijaj nga AAK (11,130 euro).

Sevdie Lamaj (AKR), Rasim Demiri (Vakat), Jelena Bontiç e Jasmina Zhivkoviç (Lista Serbe), Safete Hadërgjonaj (PDK) përmbyllin listën e dhjetë deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti gjatë periudhës 2011-2021.

Përveç pagave deputetët e Kuvendit të Kosovës gëzojnë edhe përfitime tjera financiare derisa ushtrojnë mandatin e përfaqësuesit të popullit, siç janë mbulimet e shpenzimit të karburantit.

Kompensimi i deputetëve për shpenzimet e udhëtimit është bërë temë debati ditëve të fundit.

Por ka deputetë të tillë që edhe pse jetojnë në Prishtinë, kanë përfituar benificione në emër të udhëtimit.

Debatet e tilla kishin përfshirë edhe grupin më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, LVV.

Këta deputetë kishin vendosur të heqin dorë nga përfitimi i benificioneve, derisa disa të tjerë kishin premtuar se disa do të dhurohen për bamirësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori