Duke parë Evropën në tërësi, Ajax kryeson listën e akademive më fitimprurëse për shitjen e lojtarëve, ndërsa Atletico Madrid është i dyti në këtë renditje.

Studimi u krye nga “Online Money Advisor”, ku janë studiuar ekipet nga kampionatet që kanë shpenzime neto në transferime prej 100 milionë euro ose më shumë, që nga afati kalimtar i verës të vitit 2010.

Akademia e Ajaxit mbetet në krye, pasi në 10 vitet e fundit ka shitur emra si Mathis de Ligt, Frenkie de Jong e Van de Beek. Këta dhe disa emra të tjera i kanë sjell klubit përfitime deri në  248 milionë euro.

ajax eredivisie title 2018 19 vp0meovcb2hl193d8vn3yq9az

Në vendin e dytë është Atletico Madrid. Sukese i tyre mund të shpjegohet pjesërisht me faktin se Lucas Hernandez u shit te Bayern Munich për 80 milionë euro dhe Thomas Partey te Arsenali për 50 milionë euro.

Këto ishin dy transferimet më të shtrenjta të dekadës për një lojtar të zhvilluar në Spanjë.

partey

Benfica, Monaco dhe Schalke zënë vendet e larta me të gjitha që kanë përfituar mbi 170 milionë euro.

Lyon, Barcelona, Man City, Borussia Dortmund dhe Aston Villa mbyllin top 10 me përfitime mbi 125 milionë euro me shitjet e lojtarëve të dal nga akademitë e tyre.


Renditje e top 10

Ajax - 247.755.000 euro Atletico Madrid – 214.250.000 euro Benfica – 194.325.000 euro Monaco - 188.800.000 euro Schalke 04 - 170.750.000 euro Lyon - 157 282 000 euro Barcelona – 148.980.000 euro Manchester City – 142,005,000 euro Borussia Dortmund – 128.875.000 euro Aston Villa – 127.865.000 euro


/Telegrafi/

telegrafi sport app