LAJMI I FUNDIT:

Tomë Gashi: Veç Sylë Hoxha po thotë se Astriti bëri vetëvrasje

Tomë Gashi: Veç Sylë Hoxha po thotë se Astriti bëri vetëvrasje

Avokati i Familjes Dehari, Tomë Gashi, akoma nuk është njoftuar nga askush se janë lejuar hetimet ndërkombëtare për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Raporti i autopsisë: Astrit Dehari vdiq nga asfiksia me mjet të fortë (Video)
Lexo po ashtu Raporti i autopsisë: Astrit Dehari vdiq nga asfiksia me mjet të fortë (Video)
Prokuroria: Vdekja e Astrit Deharit ishte vetëvrasje (Video)
Lexo po ashtu Prokuroria: Vdekja e Astrit Deharit ishte vetëvrasje (Video)
Gashi dyshon te raporti i autopsisë: Besoj se Astrit Dehari është vrarë
Lexo po ashtu Gashi dyshon te raporti i autopsisë: Besoj se Astrit Dehari është vrarë

“DREJTESI…


Ne cilesin e avokatit te familjes Dehari, une nuk jam njoftu nga askush se jan lejuar hetimet nderkombetate per rastin e vrasjes se Aktivistit te Levizjez VETEVENDOSJES Astrit Dehari, deshten apo nuk deshten, pranuan apo nuk pranuan, lejuan apo nuk lejuan,do te ket hetime nderkombetate dhe te pavarura.

Ekspertet e mjekesis ligjore,ne raportin e tyre nuk kane konstatuar askund, se asfiksia apo mbyllja dhe bllokimini i frymemarrjes me mjet te forte eshte vetlendim,dhe nuk kan then me asnji shkronje, asnji fjale , dhe asnji fjali se kemi te bejme me vetvrasje, askush pos kryeprokurorit Syle Hoxha kete nuk e ka thene, aj qellimisht , rastesisht, i porositur , apo nga mosdija, e tha fjalen e fundit te paren, sipas tij rasti eshte mbyllur me kaq.Te mjer jan ata qe e konsiderojn sukses nese tentojn ta mbyllin si vetvrasje,keshtu kan tentu te bejne edhe ne raste tjera, dhe nuk ja kan dal sepse askush nuk ju ka besuar. Do te lusin keta vete qe te ket hetime nderkombetate dhe te pa varura, ata e dijn pse… !!!” (sic.), ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/