LAJMI I FUNDIT:

Toksoy: Pashë drejtësi në Kosovë

Toksoy: Pashë drejtësi në Kosovë

Pasi u tërhoq kërkesa për ekstradimin e tij, Ugur Toksoy tha se pa drejtësi në Kosovë.

Tërheqja e kërkesës për ekstradim për Ugur Toksoy-in, e bëri atë të thotë se sot në Kosovë pa drejtësi. Toksoy deklaroi se përkundër atyre që po ndodhin në Turqi pret që Kosova të jetë më aktive për të drejtat e njeriut.


Prokurori Rexha: Do të kërkojmë ekstradimin e shtetasit turk Toksoy
Lexo po ashtu Prokurori Rexha: Do të kërkojmë ekstradimin e shtetasit turk Toksoy

“Turqia s’ka çka dërgon prova të reja, s’kam asnjë lidhje me Turqinë”, tha Toksoy.

Edhe Adem Vokshi, avokati i Toksoy-it tha se drejtësia e Kosovës fitoi me këtë vendim.

“Drejtësia e Kosovës fitoi me këtë vendim sepse nuk kishe prova për ekstradim dhe me një hap te tille Kosova a tregoi se është një hap me tej drejt zhvillimit te drejtësisë”, tha avokati Vokshi.

Vokshi tha se Turqia nuk ka prova tjera.

Kosova përballet me dilemën, ta ekstardojë ose jo shtetasin turk?
Lexo po ashtu Kosova përballet me dilemën, ta ekstardojë ose jo shtetasin turk?

“Nëse Turqia kish pasur prova me siguri se kish me i dërgu por ata nuk e kane pasur asnjë provë. Turqia si një shtet mik të mos e ngarkojë Kosovën me kërkesa te paargumentuara”, porositi Vokshi.

Ugur Toksoy po kërkohet nga Turqia si i lidhur me Lëvizjen e Fetullah Gulenit.

Ai ishte arrestuar në fund të muajit tetor, ndërsa më pas i ishte caktuar paraburgimi.

Toksoy nga paraburgimi u lirua më 3 nëntor, me dorëzani prej 5 mijë eurosh.

Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i shtetit në Emisionin “Jeta në Kosovë” tha se Kosova nuk i ekstradon të kërkuarit politikë. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori