LAJMI I FUNDIT:

Toka po rrotullohet më ngadalë – ja një nga pasojat që po vërehet!

Toka po rrotullohet më ngadalë – ja një nga pasojat që po vërehet!

Ditët po bëhen më të gjata, teksa rrotullimi i Tokës po pëson ndryshime të vogla me kalimin e kohës. Por ka të ngjarë që ju të mos vëreni asgjë edhe për shumë kohë – një ditë merr një minutë shtesë në çdo 6.7 milionë vjet, vlerëson një studim i ri.

Çdo “ditë”, është sasia e kohës që i duhet planetit tonë për të kryer një rrotullim të plotë rreth boshtit të vet.


Kështu që çdo ndryshim në shpejtësinë e rrotullimit të Tokës, do të ketë një efekt të kundërt proporcional tek gjatësia e një dite – shpejtësia më e madhe e shkurton ditën, ndërsa rrotullimi më i ngadaltë do të thotë ditë më të gjata.

Dhe rasti i fundit duket të jetë i vërtetë. Një ekip britanik vlerëson se dita mesatare ka fituar 1.8 milisekonda çdo shekull, gjatë 2700 viteve të fundit.

Shpejtësia që ata llogaritën, është “dukshëm më e vogël” se sa vlerësimet e mëparshme, të cilat vendosën një normë prej 2.3 milisekondash për një shekull – çka do të përkthehej në një minutë çdo 5.2 milionë vjet.

Megjithatë, astronomi në pension i Observatorit Mbretëror Grinuiç dhe bashkautori i studimit Lezli Morrison, pranojnë se rrotullimi mbetet “një proces shumë i ngadaltë”.

“Këto vlerësime janë të përafërta, pasi forcat gjeofizike që veprojnë mbi rrotullimin e Tokës, nuk do të jenë domosdoshmërisht konstante për një periudhë kaq të gjatë kohore”- thekson ai.

“Ndërhyrja e Epokës së Akullnajave, do të ndërpriste këto përllogaritje të thjeshta. Shifra e mëparshme e 2.3 milisekondave u vlerësua nga llogaritjet e efektit të Hënës mbi ‘frenimin e Tokës’ – forca e saj tërheqëse gravitacionale mbi ujin dhe tokën, që efektivisht shkon në drejtimin e kundërt me forcën e rrotullimit.

Por Morrison dhe ekipi i tij, përdorën teorinë gravitacionale mbi lëvizjet e Tokës rreth Diellit, si dhe ndërveprimet Hënë-Tokë, për të llogaritur kohën e eklipseve diellore me kalimin e kohës, siç shihen nga planeti ynë.

Ata pastaj llogaritën se në çfarë vendi në tokë do të jenë më të dukshme, dhe i krahasuan me rezultatet e të dhënave të lashta mbi eklipset nga babilonasit, kinezët, grekët, arabët dhe evropianët mesjetarë.

“Ne kemi marrë të dhënat historike të rëndësishme nga historianët dhe përkthyesit e teksteve të lashta”- shpjegoi Morrison për AFP.

“Për shembull, pllakat babilonase në shkrimin kuneiform, ruhen në Muzeun Britanik, dhe janë deshifruar nga ekspertët atje dhe gjetkë”.

Ata gjetën një mospërputhje ndërmjet mes pikave ku eklipseve duhet të ishin të dukshme, në raport me atje ku faktikisht u panë.

Kjo mospërputhje mund të shkaktohet vetëm nga shpejtësia e ndryshme rrotulluese e Tokës, nga ajo që përdori ekipi i studiuesve në modelin e tij (atë aktualin). “Kjo mospërputhje është një masë se si rrotullimi i Tokës ka qenë i ndryshëm që në vitin 720 P.E.S, kur qytetërimet e lashta filluan mbajtjen e shënimeve mbi eklipset, shkruan ata.

Shpejtësia e rrotullimit të Tokës, mund të ndikohet nga efekti frenues i Hënës, ndërveprimi elektro-magnetik brenda planetit (ndërmjet pjesëve të ngurta dhe mantelit që gjendet nën të), si dhe ndryshimeve masive në planet – në nivelin e detit, pakësimin e mantelit të akullt polar që nga Epoka e fundit Akulljanore, rezervuaret e mëdha dhe kështu me radhë.

Dhe ndërsa shumica prej nesh ndoshta nuk do ta vënë re kurrë këtë rritje, është e domosdoshme që shkencëtarët të jenë në dijeni të saj. Për shembull, ky informacion mund të përdoret në rregullimin e orëve më saktësi të lartë, të cilat përforcojnë sistemin tonë të lundrimit. /bota.al/

Në trend Fun

Më shumë
E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

Interesante
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Interesante
Pasagjeri kishte vendosur gjarpërinjtë në një çantë për syze dielli - ndalohet nga sigurimi i aeroportit

Pasagjeri kishte vendosur gjarpërinjtë në një çantë për syze dielli - ndalohet nga sigurimi i aeroportit

Interesante
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
Kalo në kategori