LAJMI I FUNDIT:

Toka mund të goditet nga një stacion hapësinor kinez, që ka dalë jashtë kontrollit (Foto)

Toka mund të goditet nga një stacion hapësinor kinez, që ka dalë jashtë kontrollit (Foto)

Ekspertët kanë paralajmëruar, se Toka mund të goditet nga një stacion hapësinor kinez, që ka dalë jashtë kontrollit dhe është duke u sjellë në orbitë.

Duke folur për Space.com, disa njohës të shkencës, kanë thënë se Tiangong-1 nuk dihet se ku ndodhet meqë i ka humbur lidhjet me bazën, transmeton Telegrafi.


Sateliti masiv që peshon mbi tetë ton është lansuar në vitin 2011, ndërsa deri në fund të muajit maj, gjithçka ka qenë në rregull derisa nuk janë shkëputur radiolidhjet.

Toka 2

“Sipas mendimit tim, Kina do të pret deri në moment të fundit, për të thënë se nuk mund të bëjë asgjë, dhe se ky satelit do ta godasë tokën”, ka thënë Thomas Dorman, njohës i mirë i fizikës.

“Do të ishte shumë keq, po që se pjesë të kësaj do të binin mbi vende të populluara, por shanset janë që të bien mbi oqeane, apo vende të papopulluara”. /Telegrafi/