LAJMI I FUNDIT:

Todorov: Nuk ka patur import të ilaçeve të falsifikuara me dijeninë time

Todorov: Nuk ka patur import të ilaçeve të falsifikuara me dijeninë time

Ish-Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, ka deklaruar për Kanal 5 se nuk ka patur import paralel të ilaçeve nga Turqia me dijeninë e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke folur për këtë temë, ai ka mohuar se në atë mënyrë janë importuar ilaçe të falsifikuara dhe me cilësi të pakontrolluar. Ai theksoi se ilaçet nuk janë importuar me dijeni as të ndonjë personi tjetër, dhe se duhet që të paraqiten të gjitha dyshimet në këtë drejtim.


Sipas tij, me import paralel kanë mundur të importohen vetëm ilaçet e miratuara për tregun e vendit dhe që janë në përdorim në vendet e BE-së./Telegrafi/