LAJMI I FUNDIT:

Tmerri me 17 të vdekur në Krime, zbulohet se çfarë ndodhi në kolegj dhe çfarë dihet për vrasësin e supozuar (Foto/Video)

Tmerri me 17 të vdekur në Krime, zbulohet se çfarë ndodhi në kolegj dhe çfarë dihet për vrasësin e supozuar (Foto/Video)

Të paktën 17 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një kolegj në Krimenë e aneksuar nga Rusia.

Sipas asaj që shkruan BBC, përcjell Telegrafi, një student 18-vjeçar vrapoi përmes hapësirave të kolegjit teknik në Kerç duke qëlluar në shokët e tij para se të vriste veten, thonë hetuesit rusë.


Zyrtarët fillimisht kishin folur për një shpërthim të shkaktuar nga një pajisje shpërthyese e paidentifikuar.

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 në një masë të dënuar nga shumë pushtete perëndimore. Aneksimi pasoi një referendum të diskutueshëm.

Por çfarë ndodhi në kolegj?

Hetuesit fillimisht lëshuan një deklaratë duke thënë se një pajisje shpërthyese e mbushur me “objekte metalike” kishte shpërthyer në zonën e ngrënies dhe disa dëshmitarë pohonin se dëgjuan një ose më shumë shpërthime.

Kryerësi i dyshuar, i quajtur Vladislav Roslyakov, thuhet të ketë vrapuar nga dhoma në dhomë ndërsa qëllonte me armë. Ai pastaj qëlloi veten për vdekje, tha komiteti hetimor i Rusisë.

Zyrtarët thanë se provat fillestare sugjeruan se të gjitha viktimat vdiqën nga plagët me armë zjarri, por disa raporte flasin për plagë të marra nga “copa të shpërthimit”.

Ushtarët e rojeve kombëtare u vendosën dhe shkollat u evakuuan në qytet.

Një biznesmen pranë kolegjit e përshkroi shpërthimin duke thënë se kishte parë edhe thyerje të dritareve.

Incidenti ishte përshkruar më parë si një “akt terrorist”, por komiteti hetues i Rusisë e riklasifikoi atë si “vrasje masive”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Presidenti Vladimir Putin e përshkroi sulmin si një “ngjarje tragjike” dhe shprehu ngushëllimet për të afërmit e viktimave.

Çfarë dimë ne për vrasësin e supozuar?

Detajet janë ende në zhvillim, por ka sugjerime se studenti i vitit të katërt kishte zhvilluar një qëndrim armiqësor ndaj kolegjit.

Një shok i tij citohet të ketë thënë se Roslyakov “e urrente shumë shkollën teknike” dhe kishte premtuar “hakmarrje” ndaj mësuesve të tij.

Ai kishte qenë në zotërim të një leje për gjueti nga tetori, sipas avokatit të popullit të Krimesë për të drejtat e fëmijëve, Irina Klyueva.

Shokët e klasës gjithashtu thonë se ai ishte shumë i mbyllur, nuk komunikonte me askënd, dhe kishte kohë që kishte ndërprerë përdorimin e rrjeteve sociale.

Është raportuar gjithashtu se ai ishte i interesuar për “maniakët”, dhe javën e kaluar bleu një armë dhe 150 raunde municioni.

Studentët e kolegjit thanë se pak përpara shpërthimit, një nga studentët la një çantë shpine në kafene.

Ata gjithashtu raportuan se kishin dëgjuar se i riu kishte përdorur eksperimente me eksplozivë.

Kush ishin viktimat?

Një zyrtar lokal tha se shumica e viktimave ishin studentë të kolegjit, i cili është një shkollë profesionale për 850 adoleshentë.

Një operacion i madh reagimi ndaj emergjencave u nis pasi viktimat u dërguan në spitale.

Përveç të vdekurve, u plagosën së paku 40 të tjerë.

Katër aeroplanë ushtarakë ishin të gatshëm për të evakuuar të plagosurit dhe objektet e spitaleve ishin gati për të pranuar viktima nëse ishte e nevojshme, tha ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori