LAJMI I FUNDIT:

Tkurret industria gjermane

Tkurret industria gjermane

Prodhimi industrial gjerman u rrit lehtë mbi pritshmëritë gjatë muajit qershor. Nga ana tjetër, projeksionet dhe të dhënat e fundit mbi manifakturën dhe porositë e sektorit lënë pas një hije të madhe mbi ecurinë e konsumit privat, që është edhe motori kryesor i rritjes së ekonomisë më të madhe të Europës.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Ekonomisë tregojnë se prodhimi industrial u rrit me 0.8% gjatë qershorit, ndërkohë që pritshmëritë flisnin për një normë rritje pranë 0.7%. Të dhënat vulosin përfundimisht një tremujor aspak pozitiv për sektorin.


Gjatë tremujorit të dytë të vitit, prodhimi industrial u tkurr kështu me 1%. Gjithsesi, fenomeni nuk është i izoluar vetëm për Gjermaninë, po i përhapur në të gjithë Bashkimin Europian.

Gjermanisë i bie prodhimi industrial
Lexo po ashtu Gjermanisë i bie prodhimi industrial

Ekspertët shprehen se në muajt në vijim do të vihet re një përmirësim në këtë drejtim. Gjatë tremujorit të parë, ekonomia gjermane u rrit me 0.7%, duke dyfishuar hapin e rritjes, falë shpenzimeve konsumatore dhe atyre qeveritare.

Projeksionet ndërkohë tregojnë se ekonomia më e madhe në Europë u rrit me një hap prej vetëm 0.3% gjatë tremujorit të dytë të vitit. Rënia e sektorit të ndërtimit, me 4.3% është ndër shkaktaret kryesorë të ngadalësimit. /Telegrafi/