Tjetër ribashkim i Stewart dhe Pattinson?

Aktorja amerikane dhe aktori anglez përfunduan lidhjen e tyre katërvjeçare në muajin maj, pasi 23-vjeçarja bëri tradhti me e regjisorin 41-vjeçar, Rupert Sanders.
Megjithatë, vazhdimisht ka pasur thashetheme se yjet e “Twilight” mund të ribashkohen.
Burime të UsMagazine.com kanë thënë se pas tre orëve që kaluan së bashku, ata kanë shkuar në drejtime të ndryshme kur e kuptuan se janë identifikuar nga fotografët.
Ndryshe, kohët e fundit është spekuluar për lidhjen e Pattinson me vajzën e Sean Penn, Dylan Penn, si dhe ai ka pasur një romancë të shkurtër me Riley Keough.
Nga ana tjetër, Kristen është thënë të ketë pasur një romancë me bashkaktorin nga filmi “Camp X-Ray”, Lane Garrison. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































