Policia e Floridës në SHBA ka filluar hetimet e brendshme, pasi që në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet se si një zyrtar policor nga Sarasota, ia vendosë gjurin mbi qafë një personi me ngjyrë derisa po tentonte ta arrestonte.
Në videon 90-sekondëshe të filmuar me telefon mobil, mund të shihet se si tre policë tentojnë të arrestojnë një burrë, transmeton Telegrafi.
Aty njëri prej policëve shihet duke ia mbajtur gjurin në kokë dhe qafë këtij burri, që qëndronte i shtrirë me fytyrë për asfalti.
Burri, që u arrestua për dhunë në familje, dëgjohet duke bërtitur: “Pse jam arrestuar?” E një polic vazhdimisht ia mban gjurin mbi kokë.
“Derisa kam bërtitur dhe pyetur pse jam rrëzuar dhe po arrestohem”, ai filloi të ma vë gjurin mbi qafë”, ka deklaruar Patrick Karroll gjatë një interviste dhënë për CNN.
Videoja vetëm sa ka ngjallur edhe më shumë zemërim tek qytetarët, në kohën kur në mbarë SHBA-të po vazhdojnë protestat duke kërkuar drejtësi dhe reforma pas vdekjes së George Floyd.
Në raportin e policisë lidhur me incidentin që e ka siguruar CNN, njëri nga policët e përfshirë thotë se “pasi i kanë vendosur prangat Carollit”, “i dyshuari ka tentuar të arratiset dhe se ka refuzuar të futet në pjesën e pasme të veturës së policisë. Me përdorimin e forcës së vogël ai është rrëzuar dhe është mbajtur në tokë derisa është qetësuar”.
Departamenti i policisë në Sarasota ka konfirmuar se për ekzistimin e kësaj video e kishte kuptuar pas publikimit në rrjetet sociale, ku shfaqet momenti i arrestimit.
E pas analizimit të pamjeve, Bernandet DiPino, shefe e policisë, menjëherë ka urdhëruar fillimin e hetimeve të brendshme, kanë njoftuar nga ky departament i policisë.
Polici që nuk është identifikuar dhe që ia mbanë gjurin në qafë burrit me ngjyrë po hetohet, kurse nuk dihet nëse dy zyrtarët tjerë që ishin në vendin e ngjarjes dhe që shihen në video do të ballafaqohen me ndonjë masë nga komisioni disiplinor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTreni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel