LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, u mor peng se kërkoi borxhin, autore e dyshuar një 37-vjeçare

Tiranë, u mor peng se kërkoi borxhin, autore e dyshuar një 37-vjeçare

Prokuroria e Tiranës thotë se një grua është “strumbullari” i një historie pengmarrjeje në zonën e Kasharit, në Tiranë. Jo vetëm aq, por 37-vjeçarja Denada Çezma akuzohet të jetë edhe porositësja e marrjes peng të një të njohurit të saj, Ermil S.

Për të kryer këtë, u ndihmua nga Shkëlqim Koçeku, i arrestuar, dhe Sulltan Piraçi, i shpallur në kërkim. Sipas Prokurorisë së Tiranës, Çezma, nënë e një fëmije të mitur, i kishte marrë në kohë të ndryshme shuma parash borxh 31-vjeçarit Ermil S., duke i dhënë arsye të ndryshme, herë për kurimin e nënës së saj të sëmurë, e herë për probleme të tjera familjare. Nga hetimi ka rezultuar se pasi i ka marrë një total prej gati 30 mijë euro, Çezma ka ndërprerë çdo kontakt me 31-vjeçarin.

Duke u ndjerë i mashtruar dhe pa mundur të marrë paratë e tij, Ermil S. i ka dalë disa herë në rrugë gruas, e cila me pretendimin se po bezdisej prej tij ka kërkuar ndihmë tek i shpalluri në kërkim, Sulltan Piraçi. Ky i fundit, në bashkëpunim me Shkëlqim Koçekun, që ishte në “arrest shtëpie” për një tjetër çështje penale, e kanë marrë të riun kundër dëshirës së tij dhe e kanë çuar në një banesë, ku edhe e kanë dhunuar.

Sipas rrëfimit të tij, i riu edhe është detyruar të vishet si grua, skena që janë filmuar me qëllim shantazhimin e tij dhe për ta detyruar të hiqte dorë nga kërkimi i parave borxh tek Denada Çezmja.

Por, kallëzimi i të riut i ka çuar pas hekurave dy nga tre të dyshuarit si të përfshirë në ngjarje. Këtë të martë, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Denada Çezmën dhe Shkëlqim Koçekun për akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë”, duke përdorur torturën./A2 CNN


Në trend Lajme

Më shumë
“Mesazhi ishte i qartë, lufta është afër”, ekspertët komentojnë samitin 'Ukraina – Evropa Juglindore': Nuk u mbajt rastësisht në Tiranë

“Mesazhi ishte i qartë, lufta është afër”, ekspertët komentojnë samitin 'Ukraina – Evropa Juglindore': Nuk u mbajt rastësisht në Tiranë

Siguri
Kush e ruajti Zelenskyn në Tiranë? Nga snajperët te agjentët e RENEA-s

Kush e ruajti Zelenskyn në Tiranë? Nga snajperët te agjentët e RENEA-s

Lajme
“Është goditur se është ulë pa i thënë ulu”, ish-hetuesi i Policisë komenton videon ku Radoiçiqi grushton një person

“Është goditur se është ulë pa i thënë ulu”, ish-hetuesi i Policisë komenton videon ku Radoiçiqi grushton një person

Siguri
Rasti “Veteranët”, dëshmitari thotë se bukëpjekësit pranë shtabeve të UÇK-së janë konsideruar si veteranë luftëtarë

Rasti “Veteranët”, dëshmitari thotë se bukëpjekësit pranë shtabeve të UÇK-së janë konsideruar si veteranë luftëtarë

Drejtësi
Çka deklaroi para gjykatës gruaja që e goditi për vdekje 26-vjeçarin në Prishtinë

Çka deklaroi para gjykatës gruaja që e goditi për vdekje 26-vjeçarin në Prishtinë

Drejtësi
Projektligji për shëndetin riprodhues, Reshitaj: Mund të ketë martesa mes vëllait e motrës

Projektligji për shëndetin riprodhues, Reshitaj: Mund të ketë martesa mes vëllait e motrës

Sociale
Kalo në kategori