LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, dy paciente humbin jetën pas sherrit me benzinë në spital

Tiranë, dy paciente humbin jetën pas sherrit me benzinë në spital

Dy paciente humbë jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të qëllimshëm në Repartin e Hemodializës në një spital privat, pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga veprimet paraprake në terren të grupit hetimor, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar me dashje nga pacienti i identifikuar si Lefter C., 57 vjeç. Arsyeja mendohet se është një konflikt midis këtij shtetasi dhe shtetasit D. Saraçi, 47 vjeç.


Shtetasi Lefter C. pasi ka mbaruar dializen ka shkuar në dhomën e shtetasit D.Saraçi. , ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe dyshohet të ketë spërkatur me benzinë atë dhe me pas i ka vënë zjarrin.

Me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin, raporton TCH, pwrcjellw Klan Kosova.

Shtetasi D.Saraçi ka qenë i shtruar dhe merrte mjekim dhe në të njejtën dhomë me të kanë qenë duke marrë mjekim dhe pacientja Sanie Sulaj, 55 vjeçe nga Mamurrasi dhe Hani Mali nga Laë, po 55 vjeç, të cilat kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë.

Aktualisht shtetasi D.Saraçi ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë Spitalit Ushtarak, kurse autori i dyshuar ndodhet i shtruar në një spital privat.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori