LAJMI I FUNDIT:

Tinkturë nga valeriana: Ilaç i fuqishëm popullor i cili shëron lukthin, ul shtypjen e gjakut dhe zvogëlon acarimin nervor!

Tinkturë nga valeriana: Ilaç i fuqishëm popullor i cili shëron lukthin, ul shtypjen e gjakut dhe zvogëlon acarimin nervor!

Në mjekësinë popullore valeriana është e njohur si mjet i cili zbut nervat dhe depresionin, mirëpo pikërisht kjo bimë është ilaç edhe për shumë sëmundje

Valeriana është antidepresiv natyral, sedativ, homeopatik, analgjetik, antidot, antiinflamator, antioksidant, antispasmodik, diuretik, tonik, transmeton Telegrafi.

Valeriana përdoret në mjekësinë popullore që nga kohët e Greqisë së lashtë e deri në ditët e sotme.

Gjethet e kësaj bime janë një burim i shkëlqyer i vitaminave C, E, A, B9, B6, kaliumit dhe hekurit.

Tinktura e valerianës zbut lodhjen kronike, dhembjen e kokës, problemet me lukthin, frikën dhe hipokondrinë, zbut simptomat e astmës, dhembjet e muskujve, por ndihmon edhe në rregullimin e shtypjes së gjakut, mirëpo, krahas kësaj, eliminon edhe dhembjet menstruale.

Valeriana rekomandohet edhe për shërimin e sëmundjeve të varësisë, posaçërisht është e dobishme për lënien e duhanit.

Përgatitja e tinkturës së valerianës

Në shishe qelqi prej 1 litër e gjysmë qitni 1 litër alkool 40%, pastaj shtoni 50 g rrënjë të grimcuara valeriane dhe lini të qëndrojnë 10-12 ditë.

Tinkturën e përgatitur ruajeni në vend të errët.

Tinktura merret me ujë apo me sheqer. Në lugë qitni rreth 30 pika tinkturë dhe pak sheqer dhe merrni 2-3 herë në ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori