LAJMI I FUNDIT:

Tingulli mbresëlënës i Ford GT Mk II derisa nisë vozitjen nëpër pistë

Tingulli mbresëlënës i Ford GT Mk II derisa nisë vozitjen nëpër pistë

Mjafton të paguhen një milion euro, vetëm për t’ia dëgjuar këtë tingull mbresëlënës

Forg GT është një super-makinë shumë e mirë, mirëpo GT Mk II është ngritur në një nivel edhe më ekstrem, transmeton Telegrafi.


Ky version i fokusuar vetëm për pista, i prezantuar gjatë vitit të kaluar në Goodwood Festival of Speed, është ndërtuar në vetëm 45 njësi, që kushtojnë duke filluar nga një milion euro. Pasi që ka çmim të lartë, është mjaft i rrallë nëpër pista, por nuk është e pamundshme që të shihet.

Ditë më parë, e kemi parë një super-makinë të tillë, që ishte kërkuar të modifikohet nga nënpresidenti i Google, Benjamin Treynor Sloss. Tani është parë kjo makinë, në versionin përfundimtar, derisa ishte në lëvizje.

Në pamjet e shpërndara në Instagram, shihet Ford GT Mk II derisa nisë vozitjen nëpër një pistë dhe tingulli që lëshon është mbresëlënës dhe tregon se ka fuqi shumë të madhe.

Brenda Ford GT Mk II është motori me 3.5 litra që prodhon 700 kuaj fuqi, derisa makina ka peshë të lehtë dhe aerodinamikë të lartë, që i mundëson funksionim shumë të mirë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

It begins 👍

A post shared by Ben (@yonly65) on Jan 18, 2020 at 9:16am PST